Një turiste i paidentifikuar, ka humbur jetën ndërsa eksploronte kanionin e Langaricës në Përmet.
Humbja e jetës ka ardhur si pasoje e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga reshjet e dendura të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.
Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjës policia ka zbuluar turisten e huaj të pajetë të cilën e ka transportuar në spitalin e qytetit.
Ndërkohë rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë në Langaricë. Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.