Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë

2024/09/22 at 7:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
SHBA, emrat e kandidatëve të mundshëm demokrat për nënpresident

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është grua, po rikthen vëmendjen tek pjesëmarrja e gruas në jetën politike, ngjitja e saj në pozita udhëheqëse dhe sfidat me të cilat përballet ajo në jetën publike.


Ndërsa Shtetet e Bashkuara do të testojnë baraspeshën gjinore në zgjedhjet e nëntorit, një numër shtetesh tashmë i kanë tejkaluar pengesat e përfaqësimit gjinor në pozitat më të larta politike.

Ekspertët thonë se përkundër vështirësive që burojnë nga diskriminimi gjinor dhe suksesi ende i brishtë, shoqëritë kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë përpjekjen e tyre të dytë për të zgjedhur një grua në drejtimin e vendit, shtetet evropiane, përfshirë ato që kanë kaluar nga një sistem totalitar në demokraci pas përfundimit të Luftës së Ftoftë, tashmë kanë krijuar një përvojë, duke zgjedhur gra në pozita udhëheqëse. Por trajektorja e tyre mbetet e vështirë, shpesh e nxitur nga rrethanat specifike dhe jo si një përqafim i natyrshëm i barazisë gjinore.

Profesorja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ausra Park nga kolegji Siena në Nju Jork ka studiuar përvojat e grave në shtetet e Baltikut, që gjendeshin prapa Perdes së Hekurt dhe nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, si dhe ato në Kroaci dhe Kosovë, dy shteteve që dolën nga shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë.

Ardhja e grave në pozita udhëheqëse nuk ishte pasojë e vetëdijesimit shoqëror për përfaqësim të baraspeshuar gjinor, por u nxit nga krizat që kishin mbërthyer këto shtete, thotë ajo.

“Në rastin e Lituanisë mund të ketë qenë kriza globale financiare që ndikoi në zgjedhjen e presidentes së parë grua, e cila kishte ekspertizën e duhur për nevojat e vendit përballë krizës. Në disa raste të tjera, burrat kandidatë nuk ishin të pranueshëm për të qenë në krye të shtetit dhe kjo ndikoi që gratë, të vinin në krye, ndonëse si një zgjidhje e dytë alternative. Por gjithmonë bëhet fjalë për një situatë krize, apo për rrethana të caktuara politike, që do të ndikonin dhe jo për gatishmërinë e shoqërisë për t’u mundësuar këtyre grave ngjitjen në krye”, thotë profesorja Park.

Në mesin e shembujve të shteteve që shquhen për përfaqësim gjinor në pozitat më të larta, është edhe Kosova, e cila që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka patur dy gra presidente, një numër të konsiderueshëm të ministrive të udhëhequra nga gratë dhe një përqindje të grave në parlament që tani tejkalon kuotën e përcaktuar gjinore prej 30 për qind.

Por ky rezultat në institucionet qendrore nuk pasqyron realitetin në nivelin lokal, thotë Nancy Soderberg, drejtorja për Kosovën e Institutit Kombëtar Demokratik, organizatë me seli në Uashington, e cila këtë javë shënoi 25 vjetorin e angazhimit në Kosovë. Pjesë e misionit të institutit janë edhe përpjekjet për të rritur përfaqësimin e gruas në politikë. Zonja Sodenberg thotë se përparimi ka qënë i brishtë dhe ndonjëherë i paqëndrueshëm.

“Hulumtimet tona tregojnë se (përparimi) mund të zhbëhet. Kemi shumë punë për të bërë, por edhe një bazë të mirë për të vazhduar më tej. Në bazë të hulumtimeve që kemi bërë në dekadat e fundit, shohim një ndryshim qëndrimesh nga gjendja e para një dekade, kur në bazë të opinionit publik gratë nuk shiheshin si të afta për udhëheqje, ndërsa sot që sondazhet tregojnë që, po, opinioni e kupton që gratë janë të përgatitura dhe të afta për të udhëhequr vendin, por ato i pengon sistemi patriarkal. Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm,” thotë zonja Soderberg.

Sipas Bankës Botërore, në Kosovë rreth 20 për qind e grave janë pjesë e fuqisë punëtore, një nga nivelet më të ulta në botë.

Në Kosovë, thotë zonja Soderberg, gratë përballen me gjuhë urrejtjeje dhe komente përçmuese për pjesëmarrjen në jetën publike. Po ashtu vihet re mungesë përkrahjeje nga familjet dhe nga strukturat politike, për shkak të kontrollit të tyre, si në rastin e partive dhe të financave, nga burrat, por po ashtu edhe nga mungesa e përkujdesjes institucionale për fëmijët.

Një dimension tjetër, sipas profesores Park, është fakti që kur gratë arrijnë në pozita të larta, ato nuk pëlqehen nga publiku dhe se pritshmëritë për to janë më të larta. Nga to pritet që të ndryshojnë vendimmarrjen në mënyrë rrënjësore ose të çojnë përpara çështjet gjinore, pa marrë parasysh se ato përballen me sisteme të ngurta, probleme që nuk zgjidhen nga një njeri i vetëm dhe kohë jo e mjaftueshme për zgjidhjen e tyre.

Por, në momentin kur gratë largohen nga pozitat e tyre, shpeshherë duke u zëvendësuar nga burrat, publiku duket se pendohet, thotë ajo.

“Nga prizmi i opinionit publik, ekziston një ndjenjë pendese. Atyre nuk u pëlqen gratë në pozita drejtuese, i kritikojnë gratë presidente, por kur ato zëvendësohen nga burrat, atëherë e kuptojnë që kanë humbur diçka ngaqë gratë vendosin standarde më të larta”, thotë profesorja Park.

Por, cilët janë gjurmë e grave në hartimin e politikave?

“Shohim pikëpamje shumë më gjithëpërfshirëse në vendimmarrje, për shembull tek përpilimi i buxheteve, ndriçimi i lagjeve, ngaqë i bën gratë të ndihen më të sigurta, financimin e sporteve për vajzat, pra një qasje më gjithëpërfshirëse”, thotë zonja Soderberg.

Në disa raste, sipas profesores Park, ato kanë shfrytëzuar mundësinë për të formuar qeveri më të balancuara në aspektin gjinor, kanë bërë përparime në ratifikimin e konventave të ndryshme, siç është ajo e Stambollit për mbrojtjen e grave nga dhuna gjinore.

Por, ndikimi simbolik është ai që ka peshën më të madhe.

“Kur një grua mban postin e presidentes apo kryeministres, fëmijët i vizatojnë presidentët me fustane, ngaqë këtë shohin. Apo kur djemtë e vegjël pyesin ‘a mund të bëhet një djalë president?’, një gjë e mrekullueshme… Është e rëndësishme të kuptojmë që ka ndodhur një ndryshim, që tani ekziston një ngulitje që u mundëson brezave të rinj të shohin mundësinë për një barazi gjinore”, thotë profesorja Park.

E ardhmja është e ndritshme për gratë në politikë, thotë zonja Soderberg.

“Gjërat po ndryshojnë në tërë botën. Ekzistojnë disa situata të caktuara, si në Afghanistan, ku gjendja është e tmerrshme, apo në shumicën e zonave të luftës, ku gratë lihen mënjanë dhe vuajnë pasojat e luftës. Por në përgjithësi, gratë po e meritojnë vendin e tyre në tryezë dhe po e përvetësojnë atë. Tani 25 për qind e parlamenteve në botë përbëhen nga gratë dhe besoj që në brezin e ardhshëm do t’i afrohemi 50 përqindëshit,” deklaroi drejtorja e NDI-së për Kosovën, Soderberg.

Ato po arrin majat, thotë zonja Park, duke normalizuar praninë e grave në politikë dhe duke ndryshuar pikëpamjet e shoqërive për to./ VOA



Ju sugjerojmë

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
Rajoni

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

13 Korrik, 2025 12:00 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Para
“Ikona” e fuqisë ruse shpërthen pas lëshimit dhe shkatërron bazën

"Ikona" e fuqisë ruse shpërthen pas lëshimit dhe shkatërron bazën

“Shtet brenda shtetit”, Rama në OKB: Urdhri Bektashi, qendër tolerance

"Shtet brenda shtetit", Rama në OKB: Urdhri Bektashi, qendër tolerance

Shteti Bektashi në Tiranë, Berisha-besimtarëve: Rama nuk e ka për ju, por për sulltanatin e Surrelit

Shteti Bektashi në Tiranë, Berisha-besimtarëve: Rama nuk e ka për ju, por për sulltanatin e Surrelit
















TE FUNDIT

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
13 Korrik, 2025

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e...

Lexo më shumë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme ka vijuar në Tiranë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Mësohet se është...

Lexo më shumë

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
13 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
13 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë për 24 orët e fundit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com