Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE

2024/06/05 at 9:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE

Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për të zgjedhur ligjvënësit e Parlamentit Europian, një ushtrim i madh demokracie që ka të ngjarë të goditet nga dezinformimi në internet. Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund të shtojë intensitetin e përhapjes së lajmeve të rreme që mund të dëmtojnë zgjedhjet në Bashkimin Europian dhe shumë vende të tjera këtë vit. Por rreziku është veçanërisht i lartë në Evropë, e cila është përballur me përpjekjet ruse për përhapjen e propagandës ndërsa Moska vazhdon luftën ndaj Ukrainës.


Ja se çfarë po ndodh:

Rreth 360 milionë votues në 27 vende, nga Portugalia në Finlandë, nga Irlanda në Qipro, do të përcaktojnë 720 ligjvënës të Parlamentit Evropian në zgjedhjet që zhvillohen nga e enjtja deri të dielën. Në muajt përpara votimit, ekspertët kanë vënë re se ka një rritje të lajmeve të rreme dhe dezinformatave anti-BE të cilat po shpërndahen ndër vendet anëtare.

Frika e madhe është se mashtrimi i votuesve do të jetë më i lehtë se asnjëherë më parë, kjo për shkak të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale, që e bëjnë të lehtë krijimin e përmbajtjes së rreme ose përhapjen e keqinformimit. Një pjesë e aktivitetit keqdashës është nga brenda vendeve, një pjesë nga jashtë. Më gjerësisht përgjegjëse është bërë Rusia dhe nganjëherë Kina, edhe pse provat e forta që i lidhin drejtpërdrejt sulme të tilla janë të vështira të gjenden.

“Fushatat e sponsorizuara nga shteti rus për të përhapur në hapësirën informative europiane përmbajtje të rreme përbëjnë një kërcënim për mënyrën se si jemi mësuar të zhvillojmë debatet tona demokratike, veçanërisht në kohë zgjedhjesh”, paralajmëroi të hënën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Ai tha se përpjekjet e Rusisë për “manipulimin e informacionit” po bëhen më të lehta për shkak të medias sociale si edhe të përdorimit të programeve jo të kushtueshme të inteligjencës artificiale për krijimin e përmbajtjeve.

“Programet kompjuterike po përdoren për të nxitur fushata shpifëse kundër udhëheqësve politikë evropianë që janë kritikë ndaj presidentit rus Vladimir Putin”, tha ai.

A KA PATUR NDONJË RAST DEZINFORMIMI DERI TANI?

Ka pasur shumë raste dezinformimi të lidhura me zgjedhjet. Dy ditë përpara zgjedhjeve kombëtare në Spanjë korrikun e kaluar, u regjistrua një faqe interneti e rreme që paraqitej sikur të ishte nën administrimin e autoriteteve të Madridit. Në këtë faqe u postua një artikull ku paralajmërohej në mënyrë të rreme për një sulm të mundshëm në qendrat e votimit nga ETA, grupi i shpërbërë separatist bask.
Në disa llogari në median sociale të lidhura me ato që Spanja i cilëson ndërhyrje ruse në “hapësirën kibernetike” u pretendua se ishte shënuar një shpërthim.

Vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të nëntorit në Sllovaki, u publikuan regjistrime të rreme zanore, të krijuara përmes inteligjencës artificiale, ku imitohej një kandidat i cili përmendte planet për manipulim të zgjedhjeve.

Është “me të vërtetë shqetësuese dhe disi më ndryshe se përpjekjet e tjera për përhapjen e dezinformimit nga burime alternative,” thotë Alexandre Alaphilippe, drejtor ekzekutiv i EU DisinfoLab, një grup jofitimprurës që kryen hulumtime mbi dezinformimin. “Ngre veçanërisht pikëpyetje mbi sigurinë kibernetike për prodhimin të lajmeve, e cila duhet të konsiderohet si infrastrukturë kritike”, thekson ai.

ÇFARË SYNOHET PËRMES DEZINFORMIMIT?

Ekspertët dhe autoritetet thanë se dezinformimi rus synon të dëmtojë demokracinë, duke i shkurajuar votuesit në të gjithë Bashkimin Europian t’u drejtohen qendrave të votimit. “Demokracia jonë nuk mund të merret si e mirëqenë dhe Kremlini do të vazhdojë të përdorë dezinformimin, ndërhyrjet keqdashëse, korrupsionin dhe çdo taktikë tjetër të pistë për të përçarë Evropën”, paralajmëroi parlamentin në prill Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova.
Qëllimi më i gjerë i këtyre “fushatave të dezinformimit shpesh nuk është prishja e zgjedhjeve”, thotë Sophie Murphy Byrne, nga kompania Logically që vepron në fushën e inteligjencës artficiale.

“Synimi është të nxisë teoritë konsipirative dhe të gërryejë besimin e shoqërisë”, u shpreh ajo në një konferencë online, javën e kaluar.
Këto përmbajtje të rreme po ashtu synojnë të nxisin pakënaqësinë e publikut ndaj elitës politike të Evropës, të përçajnë komunitetet për çështje si vlerat familjare, gjinia apo seksualiteti, të nxisin dyshime rreth ndryshimeve klimatike dhe të dobësojnë gradualisht mbështetjen perëndimore për Ukrainën, thonë ekspertët dhe analistët e Bashkimit Europian.

ÇFARË KA NDRYSHUAR?

Pesë vjet më parë, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit të Bashkimit Evropian, shumica e dezinformatave në internet u shpërndanë nga të ashtuquajtura “ferma trollësh”, të cilat punësonin njerëz me turne, duke bërë komente manipuluese, nganjëherë me një anglishte të dobët, ose duke ripërdorur video regjistrime të vjetra . Falsifikimet ishin më të lehta për t’u dalluar.
Tani, ekspertët kanë ngritur alarmin për rritjen e prodhimit të përmbajtjes përmes inteligjencës artificiale, që sipas tyre, rrezikon të rrisë intensitetin e përhapjes së dezinformatave të lidhura me zgjedhjet, në mbarë botën. Aktorët keqdashës mund të përdorin platformat e thjeshta, si plaforma ChatGPT e kompanisë OpenAI, për të krijuar imazhe, video dhe audio të rreme që duken si autentike.
Çdokush që ka një smartphone dhe një mendje keqdashëse mund të krijojë potencialisht përmbajtje false, por bindëse, me qëllim mashtrimin e votuesve.
Sistemet gjeneruese të inteligjencës artificiale mund të përdoren për të prodhuar me shpejtësi imazhe dhe video që duken si të vërteta dhe për t’i përhapur ato te përdoruesit e mediave sociale, thotë Salvatore Romano, nga Forensics, një grup kërkimor jofitimprurës që vepron në fushën e inteligjencës artificiale.
Së fundmi, grupi Forensics zbuloi një rrjet faqesh interneti pro-ruse që sipas tij, përfituan nga paaftësia e kompanisë META për të kufizuar reklamat politike në Bashkimin Europian.
Përmbajtja e rremë tani është “e padallueshme” nga e vërteta dhe ekspertëve të dezinformimit u duhen shumë më shumë kohë për të zbuluar se janë të pavërteta, tha zoti Romano.

CILAT JANË MASAT QË PO MARRIN AUTORITETET?

Bashkimi Europian po përdor një ligj të ri për Shërbimet Digjitale, për të luftuar dezinformimin. Ligji gjithëpërfshirës u kërkon platformave të frenojnë rrezikun e përhapjes së dezinformatave dhe mund të përdoret për t’i mbajtur ato përgjegjëse, nën kërcënimin e gjobave të larta./VOA



Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Para
Rama e Balluku inspektojnë punimet, aksi Thumanë-Kashar përfundon më 30 Qershor

Rama e Balluku inspektojnë punimet, aksi Thumanë-Kashar përfundon më 30 Qershor

Protesta e opozitës para parlamentit, rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës para parlamentit, rrugët që do të bllokohen

U përplas me Melonin, si përfundoi deputeti Maggi në Shëngjin?

U përplas me Melonin, si përfundoi deputeti Maggi në Shëngjin?
















TE FUNDIT

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com