Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

2025/02/27 at 9:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se Evropës mund t’i duhet të krijojë një aftësi “të pavarur” mbrojtëse, sepse Shtetet e Bashkuaera janë bërë “kryesisht indiferente” ndaj fatit të Evropës.


Përparësi kryesore e një mekanizmi të ri mbrojtës evropian do të ishte mbrojtja e Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e katërt të luftës kundër agresionit rus.

Vendi ka mbijetuar deri më tani kryesisht falë ndihmës së madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara, të ofruar gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden. Presidenti i ri Donald Trump ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës dhe të marrë kompensim për ndihmën ushtarake të Uashingtonit, madje duke kërkuar që Ukraina t’i japë Shteteve të Bashkuara qasje në pasuritë minerale të vendit në këmbim të dhjetëra miliarda dollarëve të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin.

Shërbimi rus i Zërit të Amerikës u kërkoi ekspertëve të vlerësojnë aftësinë e vendeve evropiane për të ndihmuar Ukrainën që të përballojë, si ushtarakisht ashtu edhe ekonomikisht, sulmin rus në shkallë të gjerë dhe që të rindërtojë infrastrukturën e saj të shkatërruar.

Andriy Zolotarev, drejtor i Qendrës Analitike Sektori i Tretë, një institut me bazë në Kiev, i tha Zërit të Amerikës se ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbrojtjen e Ukrainës.

“Në veçanti, Shtetet e Bashkuara kanë rezerva të mëdha armësh, ato janë një furnizues i informacioneve jashtëzakonisht të rëndësishme të zbulimit”, tha ai. “Të gjitha vendet evropiane të marra së bashku nuk kanë numër më të madh satelitësh se Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuar kanë lloje armësh jashtëzakonisht të rëndësishme dhe vërtet të pazëvendësueshme për Ukrainën, si sistemet e mbrojtjes nga raketat Patriot, raketa me rreze të gjatë veprimi “ATACMS”, sistemin e raketave “HIMARS” si dhe pjesë këmbimi për automjete të blinduara dhe sisteme artilerie. Kjo nuk mund të nënvlerësohet në asnjë mënyrë.”

Sipas ekspertit Zolotarev, ndërsa Evropa prodhon armë të avancuara dhe pajisje të tjera ushtarake, Bashkimi Evropian së bashku me Britaninë e Madhe mund të kompensojnë vetëm pjesërisht atë që Ukraina do të humbiste nëse Shtetet e Bashkuara ndërpresin ndihmën ushtarake për Kievin.

“Përpjekjet e tyre mund të zbusin efektin negativ, por nuk do të shmangnin pasojat e rënda”, tha ai. “Kjo thjesht do të zvarriste fundin e luftës. Evropa aktualisht është larg formës më të mirë ekonomike dhe ushtarake”.

Mark Feigin, një aktivist rus i të drejtave të njeriut dhe ish-avokat, vuri në dukje në një intervistë për Zërin e Amerikës se ndërsa Evropa ka dy vende me arsenal bërthamor, Britaninë dhe Francën, dhe është kolektivisht shumë më e pasur se Rusia, potenciali ushtarak i kontinenti pengohet nga fakti se ai nuk është “një entitet i vetëm”.

“Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme, mes tjerash edhe për faktin se vendimet e tyre merren në një mënyrë të centralizuar, dhe ato më pas zbatohen vazhdimisht”, tha ai. “Potenciali i Evropës është i shpërndarë dhe situata politike në vendet e BE-së është shumë e paqëndrueshme. E gjithë kjo i pengon evropianët të përdorin në mënyrë efektive avantazhet e tyre të dukshme në konfrontimin me Rusinë”.

Kush do të paguajë për rindërtimin e Ukrainës?

Ekspertët besojnë se rindërtimi i Ukrainës pas përfundimit të luftës do të financohet përfundimisht nga investimet private evropiane. Sipas disa vlerësimeve, kjo mund të kushtojë nga 500 miliardë deri në 2 trilionë dollarë. Megjithatë, sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më i vështirë bëhet financimi i rindërtimit të Ukrainës. Por pyetja kryesore vazhdon të jetë ajo se kush do të paguajë për të?

“Do të ishte ideale që pala ruse të paguante për këtë”, thotë ekonomisti Alexey Bayer. “Do të duhet të ketë dëmshpërblime apo taksa që burojnë nga eksportet ruse të naftës, gazit dhe mineraleve të tjera.”

Por sipas ekspertit Bayer, nuk ka gjasa që ndonjë qeveri ruse, “qoftë edhe ajo që do të vinte pas Putinit, të pranojë t’i paguajë vullnetarisht dëmshpërblim Ukrainës”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa pasuritë e ngrira ruse në bankat perëndimore, përfshirë dhjetëra miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari të mbajtura nga banka qendrore e Rusisë, mund të përdoren për të rindërtuar Ukrainën, kjo do të kërkonte shpronësimin e tyre të plotë.

Shumë ekspertë thonë se as qeveria amerikane dhe as qeveritë evropiane nuk do të ndërmerrnin një hap të tillë, pavarësisht diskutimeve të forta të këtij opsioni në shtyp.

“Ngrirja e pasurive është një gjë kretësisht e ndryshme nga konfiskimi i tyre”, thotë Alexander Cooley, profesor i shkencave politike në Kolegjin Barnard. “Kjo luftë ligjore po ndodh në këtë moment në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e BE-së dhe është duke u kontestuar vazhdimisht, sepse është një fushë e panjohur. Mendoj se administrata e Presidentit Trump do të jetë më pak e prirur t’u përgjigjet në mënyrë pozitive thirrjeve për konfiskimin e pasurive ruse, veçanërisht pasi ajo po lëviz për të zgjidhur konfliktin, dhe një nga kërkesat kryesore ruse është zhbllokimi i pasurive të tyre dhe heqja e shumicës së sanksioneve.”

Cliff Kupchan, kryetar i Grupit Eurazia, një kompani konsulence me bazë në Nju Jork, është dakord se Evropa nuk ka gjasa të mbështesë sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse.

“Mendoj se evropianët do të vazhdojnë të jenë kundër idesë së thyerjes së normave ndërkombëtare për rezervat dhe kanë frikë se Rusia do të konfiskonte më pas pasuritë e qeverive perëndimore dhe pasuritë private të vendeve perëndimore”, tha ai.

Dhe ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zyrtarë dhe ekspertë të ndryshëm perëndimorë kanë bërë thirrje për një “Plan Marshall” për rindërtimin e Ukrainës, një referencë ndaj programit masiv të ndihmës amerikane për rindërtimin e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, eksperti Kupchan thotë se një nismë e Shteteve të Bashkuara në atë shkallë për rindërtimin e Ukrainës nuk ka gjasa të ndërmerret.

“Për momentin, Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk janë të interesuara, por ato janë shprehur në mënyrë të qartë kundër kësaj ideje. Pesidenti Trump mendon se Ukraina është një shembull tjetër se si Evropa përdor paratë amerikane”.

Megjithatë, eksperti Cliff Kupchan beson se investimet evropiane për rindërtim do të rrjedhin përfundimisht në Ukrainë, veçanërisht nëse do të arrihej një armëpushim që do të përfshinte dislokimin e forcave paqeruajtëse perëndimore atje.

“Unë nuk mendoj se do të jetë aq i ngadaltë”, tha ai duke iu referuar rindërtimit të Ukrainës pas luftës. “Rindërtimi nuk do të jetë aq i shpejt nëse do të ketë një nismë të ngjashme me Planin Marshall, por ai gjithashtu nuk do të jetë tepër i ngadaltë”, theksoi eksperti Kupchan./ VOA



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
“Përgjigja është po”/ Trump pranon ftesën e Mbretit Charles për një vizitë të dytë shtetërore, Starmer: Nuk është bërë kurrë më parë

“Përgjigja është po”/ Trump pranon ftesën e Mbretit Charles për një vizitë të dytë shtetërore, Starmer: Nuk është bërë kurrë më parë

Ivi Kaso në ‘Opinion’: BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të cilave edhe laptopin e Agaçit

Ivi Kaso në 'Opinion': BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të cilave edhe laptopin e Agaçit

Opozita thotë se Engjëll Agaçi është larguar nga frika se do arrestohej nga SPAK, Klosi: Ai ka kaluar një sëmundje të rëndë

Opozita thotë se Engjëll Agaçi është larguar nga frika se do arrestohej nga SPAK, Klosi: Ai ka kaluar një sëmundje të rëndë
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com