TIRANE- Ekspertët e Komisionit të Venecias sapo kanë përfunduar takimin në Kryesinë e Kuvendit me anëtarë të Komisionit të Drejtësisë.
I vetmi që ka folur pas takimit ka qenë eksperti Gent Ibrahimi, përfaqësues i PS në komision. Ai tha se ekspertët e huaj kanë legjitimuar draftin tonë.
Sakaq sipas burimeve, 6 ekspertët pas takimeve janë ulur në një dreke pune me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në një nga restorantet e Tiranës.