Një muaj më parë ai u dëmtua gjatë një dyluftimi në Kampionatin Ballkanik, ndërsa në media u fol se gjendja ishte tejet e rënduar.
Eshtë fjala për kampionin e mundjes, 17-vjeçarin Leonard Frrokaj, i cili u dëmtua në shtyllën kurrizore, duke mos arritur të çojë deri në fund ndeshjen që po zhvillonte në Slloveni.
Ndonëse vijon të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve, nga 17-vjeçari vijnë lajme pozitive për shëndetin e tij.
Sipas të dhënave që disponon Opinion.al, mundësi ka filluar ditët e fundit të lëvizë gishtërinjtë e dorës dhe të këmbës, çka tregon se dëmtimet në shtyllën kurrizore janë të rikuperueshme dhe nuk do të ndikojnë në shëndetin në vazhdim të Frrokaj.
Eshtë gazetari i Opinion, Dritan Laci i cili i sjell këto informacione pas një komunikimi me mundësin e mirënjohur shqiptar Sait Prizreni.
Ky i fundit këto ditë ka qenë pranë të riut dhe thotë se Leo është mirë. “Ka dashur Zoti është mirë. I ka thyer të gjitha ligjet e shkencës sepse nuk i patën dhënë shpresë dhe tani lëviz gishtat e këmbës dhe të duarve”.