Një video nga atentati i Nicës që po bën xhiron e mediave online tregon se në vendin e atentatit kanë qënë edhe shqiptarë. Dëgjohet një vajzë që thërret një tjetër me emrin Alma dhe më pas bërtet: hajde hajde. Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli. Videoja është xhiruar nga Nerajda Rama por nuk dihet nëse ka pasur shqiptarë të lënduar. Në vijim priten informacione.