Mbremja e djeshme ka qënë shumë e rralle për një pjesë të rinjsh që duan argetimin dhe pëlqejne koncertet LIVE. Në Shqipëri ka mbërritur rreperi me famë botërore Chris Brown.
Koncerti u zhvillua në prej klubeve në bregdetin e Durrësit. Por ajo që nuk dihet dhe që zbulohet nga burimet ekskluzive të opinion.al, është se Chris Brown ka ftuar që t’i bashkohej në koncert edhe Rita Orën e cila ndodhej nderkohë në Ulqin e shoqëruar nga Luis Hamilton (gjë të cilën e dëshmojnë edhe fotot e postuara në rrjet).
Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës por duket se paaftësia menaxhuese e drejtuesve të aeroportit ka bërë që rreth mesnatës të ishtë e pamundur që charteri i saj të ulej në Rinas.
Kjo nuk është hera e parë që aeroporti “Nënë Tereza”, krijon probleme të tilla. Burrokracia e uljeve në Rinas është nga më skandalozet në Europe. Duke u kthyer tek ngjarja vetë Rita Ora përmes një postimi e ka uruar Chris Brown për koncertin që do të mbante në Durrës dhe ka shprehur keqardhjen që nuk mund të vinte.
Kjo shprehje e saj lë hapur të kuptohet edhe deshirën për të qenë në Tiranë dhe paaftesinë e autoriteteve të Rinasit për të mundësuar një levizje të orëve të fundit. / opinion.al