TIRANE- Disa persona të armatosur dhe të maskuar si polic kanë grabitur 50 mijë euro duke i bërë pritë automjetit të një kompanie të sigurisë private. Ngjarja ka ndodhur në Kashar. Autorët disa metra me larg, tek Ura e Limuthit i kanë vënë flakën mjetit të tyre që e kishin edhe atë të vjedhur.
Makina e djegur është tip “Mitsubishi”. Dyshohet se autorët e kanë lyer me dylient makinën dhe i kanë vënë flakën.
Aty mbërritën në fillim forcat zjarrfikëse dhe me pas policia e shtetit. Makina në flakë u gjet tek Ura e Limuthit.
shihni videon