Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EKSKLUZIVE/ Këta janë “Bosët” e plazhit të sekuestruar të “Shën Vasilit”

2016/06/04 at 10:37 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
EKSKLUZIVE/ Këta janë “Bosët” e plazhit të sekuestruar të “Shën Vasilit”

Disa emra dhe kompani të njohura janë “viktima” të skemës mashtruese me falsifikimin e dokumenteve në plazhin e Shën Vasilit, në Karaburun. Pak ditë më parë, Prokuroria e Vlorës njoftoi se kishte marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e 220 hektarëve tokë në zonën bregdetare të gadishullit, vlera e të cilës arrinte në shifrën spektakolare të 100 milionë eurove.


Rajmond Mezi, në emër të të cilit ishte regjistruar kjo pronë me anën e dokumenteve të falsifikuar, është pjesë e një rrjeti mashtrues, të përbërë nga avokatë, noterë, punonjës të Hipotekës Vlorë dhe administratës së gjykatës. Deri më tani, janë arrestuar 5 persona, ndërkohë që kjo listë mund të vijojë.

Rajmond Mezi, me ndihmën e një notereje dhe një avokati, ka shitur disa pjesë të truallit tek disa personazhe publike, të cilëve aktualisht u është sekuestruar prona, si pasojë e burimit fillestar të paligjshëm të saj. “Boldnews.al” ka arritur të shohë vendimin e gjykatës së Vlorës për sekuestrimin e plazhit të Shën Vasilit në Karaburun, ku gjenden edhe emrat e personave që kanë blerë në truallin e përfshirë në skemën mashtruese.

Kompania “House of Arts”, e deputetit socialist Fidel Ylli, në bashkëpunim me kompaninë “Digital Network” zotërojnë 90 hektarë, të blera në vitin 2014, në vlerën 180 mijë euro nga Rajmond Mezi.

Tashmë, prona e regjistruar në emër të dy shoqërive nga Tirana gjendet e sekuestruar, me vendim të gjykatës, pas kërkesë së Prokurorisë së Vlorës.

Një tjetër blerës i fuqishëm në këtë truall të sekuestruar është biznesmeni vlonjat Artur Shehu. Ky është një emër i njohur si në fushën financiare, ashtu edhe në atë penale. Shumë vite më parë, ai ka pasur përplasje të ashpra me një personazh të njohur të botës së krimit, Zani Çaushi. Pak kohë para arrestimit të Çaushit, Artur Shehu u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2010, emri i Shehut përmendet sërish në hetimin e gjykatës së Leçes, ku personazh kryesor ishte Albino Prudentino, një ndër bosët e klanit mafioz “Sacra Corona Unita”. Ky i fundit u arrestua në Vlorë, në bazë të një urdhri ndërkombëtar të autoriteteve italiane. Hetimet e Prokurorisë së Leçes arritën të provonin se Prudentino kishte arritur të krijonte një rrjet pastrimi parash në Shqipëri, me ndihmën e disa banorëve të Vlorës, përfshirë edhe Artur Shehun.

Emri i këtij të fundit rezulton edhe në listën e personave që kanë blerë prona te Rajmond Mezi. Më konkretisht, Shehu ka blerë disa parcela në plazhin e Shën Vasilit, në sipërfaqe totale rreth 100 hektarë. E gjithë kjo pasuri në emër të Shehut, gjithashtu është sekuestruar me të njëjtin vendim të gjykatës. Për blerjen e pasurive të paluajtshme, Shehu ka autorizuar noteren tashmë të arrestuar, Belona Seraj, kontaktet me të cilën i zhvillonte në një vend të Bashkimit Europian.

Lista e “viktimave” të skemën mashtruese vijon me një tjetër biznesmen vlonjat, Thodhori Gjiknuri, i cili gjithashtu ka blerë rreth 20 hektarë./Boldnews



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Zviceranët gëzojnë: Shqipëria dështoi provën e përgjithshme

Zviceranët gëzojnë: Shqipëria dështoi provën e përgjithshme

Foto/ Tyson: Perëndia e mori kampionin

Foto/ Tyson: Perëndia e mori kampionin

Si u përplas avioni amerikan në Rinas, Sigurimi jashtë “vigjilencës”

Si u përplas avioni amerikan në Rinas, Sigurimi jashtë “vigjilencës”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com