Lajmi se Aurela Hoxha do të ishte pjesë e filmit të njohur kosovar ‘Bjeshkët e Nëmuna”, pushtoi të gjitha portalet shqiptare dhe ato të Kosovës. Mirëpo menjëherë na shkoi tek mendja tek showgirl-i i famshëm kosovar, Diellza Kolgeci e cila ka qenë për dy sezone protagonistja dhe imazhi kryesor i filmit, andaj donim të dinim çfarë do të ndodhë me të. Diellza ndodhet me pushime (të cilat i ka shumë të shenjta) por për Opinion.al ka dhënë një përgjigje.
“Jam me pushime. Producenti më ka kontaktuar, por deri sa të kthehem nga pushimet (që zgjasin përgjatë verës), nuk ka ende një marrëveshje nga ana ime. Edhe pse e dua shumë producentin e filmit dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, kur jam me pushime nuk flas për biznes”.
Bukuroshja nga Kosova, e cila duket se ka bërë një pakt të përjetshëm me bukurinë ka zbuluar për Opinion.al edhe lokacionin e pushimeve të saj, që është Mali i Zi duke na treguar edhe disa nga fotot e saj seksi me bikini. Edhe 20 vjeçaret do ta kishin zili trupin dhe bukurinë e saj. Për më shumë shijoni fotot…