Elvis Rroshi ka qenë i dënuar disa herë në Itali. Dënimi i parë është dhënë në vitin 1992 për dhunë. Krim ky i përsëritur edhe herë të tjera. Opinion.al ka siguruar dëshminë e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane.
Në dokument thuhet: Gjykata e Apelit për minorenët më datë 28 shkurt 1995 lë në fuqi vendimin e dhënë në 13 nëntor 1992 nga trupi gjykues i Shkallës së Parë: Dhunë njerëzore, 2. Rrahje, 3. Për përsërirje të vazhdueshme të veprave penale; Jepet dënimi me 1 vit e 4 muaj.
Në këtë dokument, ai rezulton me emrin Elvis Roshi.
Ky dokument fakton se Elvis Roshi nuk ka qenë vertet i surprizuar siç deklaron se ka marrë vesh rastësisht se ka qenë i dënuar në Itali. Në dokumentin bazë për këdo që punon në shtet “dëshmia e penalitetit” thuhet se Elvis Roshi me emrin e vertetë Ervin ka qenë i dënuar me 1.4 vite burg në Itali.