Zirkon Disha aktivist i shoqërisë civile, i njohur për opinionin publik në protestat kundra lëndëve kimike, është larguar nga Shqipëria.
Me anë të një shënimi në profilin e tij personal në facebook, aktivisti Disha shkruan me keqardhje po largohem nga Shqipëria.
I pyetur nga opinion.al për arsyet e këtij vendimi, ai theksoi se kam ikur nga vendi im me shumë keqardhje që s’mund të bëja diçka më tepër.
Ndërsa, nënvizoi, se në ato kushte ky ishte maksimumi im.
Ky veprim tregon një dëshpërim të madh të aktivistit Disha mbi gjendjen e krijuar në Shqipëri.