Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Agolli: Kukeli kirurg, Abrashi vrapon edhe kur ha bukë ….

2016/06/22 at 5:47 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive/ Agolli: Kukeli kirurg, Abrashi vrapon edhe kur ha bukë ….

Intervistoi Dritan Laci


Ishte kapiteni i Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Europian dhe padyshim ky është plotësimi më i madh i një ëndrre që lojtar që mund të arrijë me Kombëtaren e tij, pas pjesëmarrjes në një kompeticion madhor siç është Kampionat Europian. Energjik, i palodhshëm në krahun e majtë të mbrojtes Kuqezi, Ansi Agolli është një nga emblemat e suksesit të tashëm të Kombëtares së Shqipërisë. I ndodhur bashkë me heronjtë e tjerë të kësaj Shqipërie në vendgrumbullimin e Kombëtares në Francë, në pritje të lajmeve të mira nga dy grupet e fundit në lojë, që mund të kualifikojnë Shqipërinë në fazën e 16 më të mirëve, Agolli na sjell për Opinion.al një panoramë të asaj që po ndodh me ekipin por edhe një përshkrim shumë interesant të karakteristikave të të gjithë Kuqezinjve që luajtën në këtë fazë të Francë 2016

Ansi përshendetje. Suksese për gjithçka keni arritur deri tani. Keni bërë një punë të shkëlqyer deri tani, por në futboll duhet edhe fat. Dje fati nuk ishte me Kombëtaren. Si ishte atmosfera në ekip  pas mësimit të rezultateve të Gjermanisë dhe Turqisë?

Tani imagjinojeni vetë se si mund të jetë. Duke parë që nga ndeshja në ndeshje shanset sa vijnë dhe zvogëlohen. Megjithatë kemi dhe një shpresë të fundit në ndeshjet e sotme që të them të drejtën nuk kam shumë besim që do dalin në favorin tonë! Ne punën toë e kemi bërë, mbase mund të kishim marr edhe pak më shumë por futbolli ky është.

Në dy ndeshjet e fundit e fundit keni provuar shijen e Kapitenit të Kombëtares. Që për hir të së vërtetës është një nga nderimet dhe njëkohësisht përgjegjësitë më të mëdha që i bëhen një futbollisti në karrierën e tij. Cana është shprehur se do të largohet nga Kombëtarja, pas Europianit. Mendoni që ka ardhur momenti që ky shirit të kalojë në krahun tuaj?

Është trajneri ai që vendos për shiritin e kapitenit dhe jo mendimi im! Nuk besoj që është momenti tani të bëj plane për të ardhmen. unë mundohem të jap më të mirën në fushë, të ndihmoj shokët e mi në çdo situatë. Nuk mund ti fsheh emocionet si dhe përgjegjësinë që kam patur 2 ndeshjet e fundit që kam qenë kapiten i skuadrës por kam hyrë në fushë dhe  jam munduar të bëj më të mirën ti shërbej sa më shumë skuadrës dhe shpresoj ta kem bëë mië.

Si mund ti përshkruani këto 13 ditë në Francë? Cilat janë kujtimet më të bukura, momentet pikante por edhe ato më të hidhura?

Janë ditët më magjike që një futbollist shqiptar ëndërron dhe për mua kështu ka qenë. Kam fituar një eksperiencë të çmueshme nga ky turne! Momenti më emocionues padyshim që ishte këndimi i himnit për herë të parë në europian në ndeshjen me Zvicrën, por gjithashtu edhe fishkëlllima përfundimtare në ndeshjen me Rumaninë. Më i vështiri padyshim ka qenë goli që morem me francen 1 mint para perfundimit te ndeshjes qe na këputi dhe moralisht por që fatmirësisht nuk ndikoi në përgatitjen e ndeshjes me Rumaninë!

Ju keni luajtur me disa trajnerë në Kombëtare. Çfarë mendoni se e dallon De Biasin nga trajnerët e mëparshëm?

Nuk mund të bëj krahasime, por ajo që mund të them është që De Biasi është një trajner detajesh. E shfrytëzon edhe centimetrin më të vogël të fushës. I jep rëndësi edhe detajit më të vogël,  pastaj ka bërë një punë kolosale për ndryshimin e mentalitetit të skuadrës.

Si kapiten në dy ndeshjet e fundit jam i detyruar tju marr një opinion për kolegët në Kombëtare. Jo për notat në fushë, pasi atë e kanë vlerësuar kushdo që ju ka parë por për karakteristikat e tyre jashtë fushe.

Andi Lila?

Më emocionali. S’ka nevojë me pi Red bull!

Ergys Kaçe?

Më i ndrojturi!

Taulant Xhaka?

Më i qeshuri

Orges Shehi?

Më seriozi

Shkëlzen Gashi?

Topmodeli

Sokol Cikalleshi?

Reflekton qetësi!

Amir Abrashi?

Vrapon edhe kur të gjith janë ulur për të ngrënë !

Armando Sadiku?

Bërtet shumë, dëgjohet në çdo cep!

Frederic Veseli?

Veseli më i urti!

Elseid Hysaj?

Piston!

Etrit Berisha?

Psikolog!

Odise Roshi?

Shakaxhi, na mban gjallë?

Burim Kukeli?

Kirurg cezarian. I ftohtë. Akull!

Loriku?

Këtij s’kemi ç’ti themi. Ky është Kapiteni

Edhe diçka gjithmonë për pjesën pikante. Kush është lojtari që De Biasi i bërtet më shumë gjatë stërvitjes ose gjatë lojës?

Ergys Kaçe

Po e shara që De Biasi përdor më shumë?

Budalla! Dhe këtë e thotë shqip.

Edhe një pyetje që lidhet me karrierën tuaj personale. Sigurisht që Francë 2016, ështe një vitrinë e madhe për Kombëtaren dhe futbollistët e saj. A keni pasur oferta dhe a do të vazhdoni të luani akoma me ekipin tuaj në Azerbajxhan?

Unë kam një kontrate me ekipin edhe për 1 vit tjetër. Kam marrë oferta nga klube sidomos javën e fundit por unë ndihem mire aty ku jam. Luaj në një skuadër ku profesionalizmi është në nivelet maksimale ndaj dhe nuk e shoh të udhës të ndërroj skuadër. Ndihem mirë në Baku me skuadrën e Qarabag FC. Kam 6 vite aty dhe ky ekip është për mua shtëpia ime e dytë. Objektivat e kësaj skuadre janë që të luajmë në grupet e Champions League dhe unë do jap më të mirën për ta ndihmuar skuadrën!

 

 



Ju sugjerojmë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Para
Foto/ Hapet muzeu gjigant i Ronaldos

Video/ Ronaldo në tension, i rrëmben mikrofonin gazetarit e hedh në liqen

Skandali në kopshtin Diren, Prokuroria sekuestron videon e plotë

Edukatoret: Nuk e dinim se Anjeza mund të arrestohej.Ka rrahur disa fëmijë

Video/ Pitoni 5 metra i gjatë hyn në shtëpi, gruaja e filmon

Video/ Pitoni 5 metra i gjatë hyn në shtëpi, gruaja e filmon

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com