Nëntëmbëdhjet deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë marrë pjesë në Kongresin e Opozitës Iraniane, “The Great Gathering of the Iranian Resistance”, që zhvillohet në Paris.
Me shumë mundësi, marrëdhniet tona me opozitën iraniane kanë një rol të madh për 19 deputetë shqiptarë, që marrin avionin për të udhëtuar drejt kryeqytetit francez, Paris.
Një numër i tillë deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka marrë pjesë as në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, por ja që ndodh, të marrë pjesë në një kongres opozitar iranian.
Vlen të theksohet se mes tyre, ka deputetë që s’kanë folur qoftë edhe njëherë të vetme në foltoren e Parlamentit për problemet e vendit, si dhe të zonave që ata janë votuar.
Çdo vit, në Kongresin e Opozitës Iraniane, marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve iraniane nga e gjithë bota, personalitete të fushave të ndryshme, si dhe delegacione parlamentare nga pesë kontinentet.
Vizita e deputetëve shqiptarë në Kongresin e Opozitës Iraniane, nuk është mësuar, nëse është financuar nga organizatorët e Kongresit.