Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomia “Game Over”

2016/04/26 at 1:37 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekonomia “Game Over”

Nga Emin BARÇI


Sondazhi më i fundit i NDI konkludon se 59% e shqiptarëve të intervistuar janë të pakënaqur me punën e qeverisë. Menjëherë qeveria reagoi në mënyrë të tërthortë nëpërmjet ministrit të Financave, që pretendon se është edhe truri i reformave ekonomike. Ai deklaroi se për 3 vjet kanë punësuar 175 mijë shqiptarë.

Por tashmë janë bërë të shumta provat dhe faktet se me ekonominë ndoshta duhet të merret policia, pasi ka ikur në drejtim të paditur.

Papunësia, deflacioni, mosshfrytëzimi i kapaciteteve, produktiviteti skandaloz etj., nuk janë importuar, por janë pasojë e një drejtimi empirik dhe diletant të ekonomisë kombëtare. Ekonomia është “game over”.

Ky sondazh është një kambanë alarmi për maxhorancën dhe përbërësit e saj që të ridimensionojnë përqasjen ndaj qeverisjes dhe aleancave në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Njëkohësisht është një sinjal për profesionistët e ekonomisë të japin kontribut, duke ndalur talljen që shteti po u bën shtetasve të vet, duke u ofruar sapunin e Rrogozhinës për djathë zviceran.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh me ekonominë kombëtare, më lejoni të bëj disa shpjegime dhe saktësime. Paratë e fituara dhe zotëruara nga shqiptarët (individët dhe qeveria) i shpenzojnë, i investojnë ose i kursejnë. Për vitin 2015, nga paratë e fituara në vend, emigracioni dhe kursimet konsumuan 9 miliardë euro, investuan bashkë me të huajt dhe qeverinë 2.8 miliardë euro dhe importuan 4.7 miliardë euro mallra e shërbime. Eksportuan 2.7 miliardë euro.

Pra siç shihet, pesha specifike e konsumit në atë që quhet prodhim i Brendshëm Bruto është shumë e lartë; 79%. Cilat janë shifrat që e bëjnë alarmante dhe me pak shpresë situatën ekonomike? Sipas vetë INSTAT, për vitin 2015 konsumi privat që llogaritet në 9 miliardë euro ka rënë. Rënia e konsumit konfirmohet edhe nga trendi rënës i çmimeve. Indeksi i çmimeve zbriti nga 2,2% në mars 2015, në 0,3% në mars 2016.

Deflacioni tashmë është një problem i shtruar për zgjidhje. Banka e Shqipërisë thotë se Tregtia dhe Shërbimet që zënë 50% të PBB për 3­ mujorin e parë të 2016 kanë shfrytë­ zuar kapacitetet e investuara vetëm 73% dhe 68%. Ndërsa Industria dhe Ndërtimi vetëm 69% dhe 54%, duke u përkeqësuar nga 2.9% deri 9.5% krahasuar me 2015.

“Global Competitiveness Index”, i Forumit Ekonomik Botëror, na rendit të 118 mes 140 vendeve për mjedisin makroekonomik. Sipërmarrësit gjermanë, që sipas ministrit tonë të Financave nuk kuptojnë ekonominë reale por merren me percepsione, Shqipërinë e kanë vendin e fundit në Europë që do riktheheshin për të investuar. Dhe për t’i vënë kapakun sipas publikimit të INSTAT, në datën 10 mars 2016, thotë se socialistët e morën papunësinë 17.2% dhe e çuan në 17.7%.

Për pagat e sektorit privat dhe mirëqenien, shifrat zyrtare për 2015 dhe 2016 mungojnë ose fshihen. Ajo çfarë po ndodh me ekonominë për ekspertët nuk është surprizë. Për 8 vjet në opozitë, socialistët nuk arritën të ndërtojnë një platformë zhvillimi, që do garantonte rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme, duke kuruar problemet strukturore të trashëguara.

Edhe ato pak reforma strukturore si ajo e energjisë elektrike që u ndërmorën, nuk arritën të harmonizohen me rritje të konsumit, punësimit, të ardhurave të familjeve etj. Gjatë 8 viteve të opozitës, udhëheqja socialiste u kujdes të menaxhonte paratë e fituara në mënyrë të ligjshme e të paligjshme gjatë qeverive Nano, Meta, Majko apo nga kryebashkiakët socialistë duke nisur nga Rama.

Megjithëse nga qeverisja 1997­2005 trashëguan analiza dhe projekte shumë të mira si p.sh. McKinsey apo Louis Berger. Platforma qeverisëse që socialistët paraqitën në zgjedhjet e fituara të vitit 2013 më shumë ishin një buqetë dëshirash sesa një projekt i bëshëm reformash për rritje.

Aty flitet p.sh. për bujqësinë dhe zhvillimin rural, por ende nuk e dimë se pse Shqipëria importon 700 milionë euro në vit ushqime, pije e duhan dhe si do të përmbyset kjo situatë, duke angazhuar në projekte fitimprurëse kapitalin vendës e të huaj, duke rritur punësimin,produktivitetin dhe të ardhurat e sektorit që punëson gati gjysmën e popullsisë.

E veçova bujqësinë sepse po dëgjohet gjithnjë e më shpesh nga qeveritarët tanë se fajin për ekonominë shqiptare e kanë Italia dhe Greqia që nuk po rriten. Një shtet si Shqipëria që importon 2.7 miliardë euro në vit më shumë sesa eksporton, nga të cilat vetëm për ushqime 700 milionë euro, burimet e rritjes i ka ende brenda vetes.

Shifrat janë më kritike se çdo kritizer. Ajo që lipset është një projekt i ri për të dalë nga vorbulla e rrezikshme e stanjacionit dhe krizës.

Tendenca deflacioniste në vetvete çon në tkurrje të konsumit sepse konsumatorët shtyjnë blerjet për të kapur një çmim edhe më të ulët.

Ritheksoj se konsumi privat zë 79% të PBB, ndaj çdo zgjidhje që nxit atë ka efekte më shumë se elementët e tjerë. Nga ana tjetër, nxitja e konsumit do të çonte në rritjen e koeficientit të shfrytëzimit të kapaciteteve të investuara. Kjo do të rriste përfitueshmërinë dhe fitimet e sipërmarrësve që përbën premisën bazë për të rinisur investimet dhe shtuar punësimit.

Nëse kapacitetet e investuara nuk shfrytëzohen 100%, ta harrojë çdo qeveri se sipërmarrësit do të investojnë dhe hapin vende të reja pune.

Tjetër ndërhyrje urgjente duhet bërë në investimet publike duke i riprioritizuar ato në funksion të rritjes së eficiencës, efektivitetit dhe impaktit në ekonominë kombëtare. Në kushtet kur paraja është më e lirë se kurrë, tavani i borxhit publik edhe mund të rishihet nëse ka projekte me impakt multiplikator për ekonominë në periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

Shifrat tregojnë se modeli “fason” kontribuon në eksportet neto më pak se bujqësia, që do të thotë se duhen riparë politikat e nxitjes së eksporteve për t’u dhënë prioritet produkteve “Made in Albania”.

Dhe në fund duhet studiuar me urgjencë struktura e importeve për të parë mundësitë e zëvendësimit të pjesshëm të tyre me prodhimin vendës që do të kishte impakt shumë pozitiv në kapital, punësim dhe mirëqenie. Shifrat e zhvillimit ekonomik thonë na ka dalë para syve alarmi “game over”.

/Marrë nga Panorama



Ju sugjerojmë

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë flasin hapur

10 Qershor, 2025 9:07 pm
Starton sfida Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores
Kryesore

Starton sfida Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores

10 Qershor, 2025 8:48 pm
Ndeshja Letoni-Shqipëri, Bulku para sfidës: Manaj nuk do godasë 11 metërshat!
Kryesore

Ndeshja Letoni-Shqipëri, Bulku para sfidës: Manaj nuk do godasë 11 metërshat!

10 Qershor, 2025 8:42 pm
Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik
Bota

Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik

10 Qershor, 2025 8:22 pm
Fitimi i shtetësisë gjermane arrin rekord në vitin 2024
Bota

Fitimi i shtetësisë gjermane arrin rekord në vitin 2024

10 Qershor, 2025 8:14 pm
Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja
Aktualitet

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

10 Qershor, 2025 8:05 pm
Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri
Kryesore

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 7:26 pm
Para
Video/ Zjarr në pallat, evakuohen banorët

Video/ Zjarr në pallat, evakuohen banorët

Gjebrea dhe Veliaj dhe dy skandale pozitive

Mëkati i Doktor Berishës

Basha: Të shpërbëhet Parlamenti dhe të mbahen zgjedhje të reja

Shifra dhe fakte/Basha: Ja 11 kompanitë që marrin gjithë tenderat nga Rama

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
10 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Letoni-Serbi, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Letonia ka barazuar shifrat në...

Lexo më shumë

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
10 Qershor, 2025

Shqipëria ka shënuar golin e parë, duke zhbokuar kështu sfidën dhe duke kaluar në avantazh ndaj Letonisë. Një autogol i...

Lexo më shumë

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
10 Qershor, 2025

Një penallti e fituar nga skuadra e Letonisë, nuk ka arritur ta cojë skuadrën letoneze në avantazhë. Portieri Thomas Strakosha...

Lexo më shumë

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë flasin hapur

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë flasin hapur
10 Qershor, 2025

Kur talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e shpallën të papranueshëm. Prej atëherë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com