Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekipi i programuesve shqiptarë ndërtojnë aplikacionin kryesor të Vodafone

2024/06/28 at 4:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 17 min
A A
Ekipi i programuesve shqiptarë ndërtojnë aplikacionin kryesor të Vodafone

Teksa flasim gjithmonë e më shumë për dixhitalizim dhe teknologji, zbulojmë çdo ditë se shqiptarët janë talente të lindur në këtë fushë.

Prej pak kohësh qarkullon lajmi se ekipit dixhital të Vodafone Albania, i përbërë nga të rinj shqiptarë të talentuar, i është besuar ndërtimi i versionit më të ri të aplikacionit My Vodafone, që do të përdoret nga klientët në të gjitha tregjet ku Vodafone operon.

Ky nuk është një lajm i bukur vetëm për kompaninë, por edhe për Shqipërinë, sepse ne jemi mësuar të shkarkojmë e përdorim në telefonat tanë aplikacione që janë krijuar në vende të zhvilluara nga kompani lider në teknologji. E ndërsa tani, qindra miliona njerëz në mbarë botën do të shkarkojnë e përdorin një aplikacion të krijuar nga programues shqiptarë.

Të ftuar në “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel, Evi Hoxha, Drejtues i Skuadrës së Kanaleve Dixhitale në Vodafone Albania dhe Artemida Nebiaj, Drejtuese e Kanaleve Dixhitale Inxhinierike, thanë se versioni më i ri i aplikacionit My Vodafone është ndërtuar nga ekipi dixhital i Vodafone në Shqipëri, me mbështetjen e kolegëve të Vodafone Ireland dhe Vodafone Portugali.

“Kujtoj ditët e para kur programi i ndërtimit të aplikacionit nisi. Ishte një miksim ndjenjash, por mbi të gjitha mbizotëronte entuziasmi për të zhvilluar diçka globale dhe me impakt. Dyshime se do t’ia dilnim nuk kishim në asnjë moment. Pas përfundimit të aplikacionit, feedback-u ka qenë tepër pozitiv. Perfomanca është e qendrueshme edhe me përdorim të shtuar”, tha Evi Hoxha në “Wake Up”, teksa kolegia e tij, Artemida Nebiaj, shtoi se: “Fillimi ka qenë disi i vështirë, sepse ndonjëherë të krijosh diçka nga fillimi është më e thjeshtë se tëkesh 3 versione të ndërtuara e të përpiqesh t’i harmonizosh nënjë të vetëm. Jemi kujdesur shumë që eksperienca e përdoruesve në Shqipëri, Irlandë dhe Portugali të mos afektohej e të sillnim vetëm vlerë të shtuar tek përdoruesit.”

Aplikacioni My Vodafone është kanali dixhital më i përdorur ofruar nga Vodafone Albania, që mundëson menaxhimin e një apo disa llogarive Vodafone, në distancë, në çdo kohë dhe çdo moment. Aplikacionet në përgjithësi janë kontakti i parë i një klienti me brandin apo markën, ndaj My Vodafone ka një rëndësi të veçantë, sepse është praktikisht fytyra dixhitale e kompanisë.

Versioni më i fundit i aplikacionit, i zhvilluar nga ekipi dixhital shqiptar, është një përditësim i zakonshëm për përdoruesit ekzistues, por që në brendësi ka një sërë ndryshimesh, duke filluar nga aspekti vizual, funksionalitetet e ofruara dhe nga teknologjitë e përdorura.

My Vodafone i ri, për ndërtimin e të cilit është dashur përafërsisht një vit, do të sjellë një unifikim në terma platformash dhe teknologjie për qindra milionë përdorues, sepse do të rritet çdo vit me adoptimin gradual nga të gjitha shtetet ku Vodafone operon. Aplikacioni iu mundëson të gjithë përdoruesve të kryejnë të gjitha aktivitetet online, duke ofruar njëkohësisht performancë më të mirë e lehtësi në përdorim dhe duke përmirësuar më tej eksperiencën dixhitale që Vodafone ofron.

Për ndërtimin e aplikacionit është diskutuar në fillim edhe varianti i krijimit të tij në vende të zhvilluara si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania apo Italia, por falë sukseseve të ekipeve dixhitale shqiptare u vendos që Vodafone Albania të jetë pjesë e fazës së parë dhe lidere e zhvillimit të aplikacionit.

Çka tregon se cilësia e zhvilluesve në Shqipëri është e një niveli tepër të lartë dhe në disa aspekte, edhe më e lartë se në vendet më të zhvilluara. Jo rastësisht, edhe në të kaluarën, ekipi dixhitial i Vodafone Albania ka qenë herë pas here pjesë e nismave të reja të Vodafone Group.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Korçë/ Një shtetas amerikan humb jetën brenda një banke, policia nis hetimet 

Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike 

Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike 

Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e Biden në debatin e parë presidencial me Trump 

Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e Biden në debatin e parë presidencial me Trump 

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com