Egnatia vijon paraqitjet e shkëlqyera këtë sezon teksa ka arritur të fitojë pastër, 2-0, dhe në një fushë të vështirë si ajo e Shkodrës.
Për Vllazninë u bë gjithçka e vështirë pas vetëm 17 minutash loje kur Dragoshi e la ekipin me një lojtar më pak. Goli i parë i sfidës u realizua nga Isgandarlin në minutën e 48-të.
Me një lojtar më pak, Vllaznia e pati të vështirë të reagonte, ndërsa rrogozhinasit arritën të mbyllin sfidën me golin e dytë të realizuar nga i përhershmi Raphael Dwamena në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Me këtë fitore, Egnatia merr e vetme kryesimin me 13 pikë duke u konfirmuar si një nga pretendentet për titull këtë sezon.