Kreu i shtetit egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi ka pritshmëri që presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump do të jetë më i përfshirë se paraardhësi i tij, Barack Obama në çështjet e Lindjes së Mesme, deklaroi ai për agjencinë portugeze të lajmeve “Lusa”.
“Besoj se presidenti i sapozgjedhur Trump do të jetë më i angazhuar dhe në mënyrë më të rregullt në çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme”, deklaroi Sissi në një intervistë të publikaur sot.
Sissi që drejton me dorë të hekurt Egjiptin ka marrëdhënie të tendosura me administratën Obama.
SHBA-ja kishte pezulluar një farë kohe ndihmën e saj ushtarake ndaj Egjiptit pasi ish-kreu i ushtrisë, Mohamed Morsi u shkarkua në 2013, presidenti islamik i zgjedhur në formë demokratike një vit më parë. Një represion i hekurt kishte shënjestruar më pas përkrahësit e Morsit./express