Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën

2024/02/09 at 8:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka mohuar se fillimisht kishte kundërshtuar lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazë përmes pikëkalimit kufitar të Rafahut, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, e bindi për të kundërtën.

“Nga momenti i parë, Egjipti ka hapur pikëkalimin kufitar të Rafahut, nga ana e vet e kufirit, pa asnjë kufizim apo kusht dhe ka mobilizuar ndihmë masive humanitare dhe ndihmë tjetër”, tha lideri egjiptian përmes një deklarate për media më 9 shkurt.

Një ditë më parë, Biden mori meritat se kishte bindur el-Sisin – të cilin gabimisht e quajti president të Meksikës – për të hapur pikëkalimin e Rafahut në mënyrë që të dërgoheshin ndihma për Gazën. “Bisedova me të. E binda që të hapte portën”, tha Biden gjatë një konference për media.

Në fillim të luftës, Izraeli ndaloi hyrjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe furnizimeve të tjera në Gazë, duke u zotuar se nuk do të lejojë asgjë të hyjë në këtë territor derisa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lironin pengjet e marra gjatë sulmeve të 7 tetorit, sulme që nxitën luftën.

Izraeli vazhdimisht ka mbyllur pikëkalimin në Rafah, duke bombarduar pjesën palestineze të kufirit. U desh presion i madh nga SHBA-ja ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që Izraeli të pajtohej që të lejonte një numër të vogël të kamionëve me ndihmë të hynin në Gazë nga Egjipti.

Atëbotë, Egjipti vazhdimisht kishte deklaruar se dëshironte të hapte pikëkalimin dhe të lejonte dërgimin e ndihmës. Hezitimi i Egjiptit kishte të bënte më shumë me lejimin e një numri të kufizuar të njerëzve nga Gaza në tokën egjiptiane, duke shprehur frikën për një fluks të madh të regjugjatëve.

El-Sissi fajësoi Izraelin për vonesat në dërgimin e ndihmës në Gazë, duke përmendur sulmet izraelite të kryera në kufi. Kur ndaluan sulmet, tha ai, Egjipti riparoi pikën kufitare dhe lejoi dërgesat me ndihë humanitare./ REL

Ju sugjerojmë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin

10 Qershor, 2025 10:47 am
Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…
Aktualitet

Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…

10 Qershor, 2025 10:40 am
Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari

10 Qershor, 2025 10:39 am
Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme
Aktualitet

Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme

10 Qershor, 2025 10:23 am
A do të çelni seancën plenare në shtator? Berisha: Kjo nuk do të ndodhë
Aktualitet

Mbërrin në SPAK/ Berisha: Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo…

10 Qershor, 2025 10:23 am
Sesioni i XII i bashkëpunimit të Evropës Lindore, Hasani: Fokus evropian në rajon
Aktualitet

Sesioni i XII i bashkëpunimit të Evropës Lindore, Hasani: Fokus evropian në rajon

10 Qershor, 2025 10:14 am
“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
Bota

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

10 Qershor, 2025 10:04 am
Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE

10 Qershor, 2025 10:03 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

10 Qershor, 2025 9:53 am
Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike
Aktualitet

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike

10 Qershor, 2025 9:50 am
Para
Komandanti i ushtrisë së Izraelit: Po përgatitemi të zgjasim luftën në Gaza 

Komandanti i ushtrisë së Izraelit: Po përgatitemi të zgjasim luftën në Gaza 

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin, përse miratoi hartën e re gjyqësore

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin, përse miratoi hartën e re gjyqësore

Hungaria mban të bllokuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, shtohet presioni ndaj Viktor Orban  

Hungaria mban të bllokuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, shtohet presioni ndaj Viktor Orban  

TE FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin
10 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i cili akuzohet për plagosjen...

Lexo më shumë

Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…

Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…
10 Qershor, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një konferencë për media, teksa ka dhënë informacione...

Lexo më shumë

Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari

Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari
10 Qershor, 2025

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari, shtetas me precedent. Sipas policisë...

Lexo më shumë

Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme

Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme
10 Qershor, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com