Tridhjetë e dy persona u vranë dhe 63 u plagosën të shtunën në një përplasje të shumë automjeteve rreth 132 kilometra në veri të kryeqytetit të Egjiptit Kajro, tha ministria e shëndetësisë.
Përplasja ndodhi në mëngjes dhe përfshiu një autobus dhe një numër automjetesh të nisura për në Kajro në rrugën kryesore të shkretëtirës në provincën Beheira.
Dyshohet se rrjedhja e vajit të motorit nga një makinë ka shkaktuar rrëshqitjen dhe përplasjen e disa automjeteve që më pas kanë marrë flakë.
Aksidentet rrugore në Egjipt janë të shpeshta, teksa sipas OBSH-së rreth 12,000 njerëz humbin jetën cdo vit prej tyre./Opinion.al