Dy varka me emigrantë janë fundosur në Egje në orët e para të ditës së sotme. Siç raportojnë mediat greke 21 emigrantë kanë vdekur mes tyre ka edhe 2 fëmijë. Ngjarja ndodhi në brigjet e ishujve grek të Farmakonisi. 40 emigrantë arritën të dilnin në breg, një vajzë u shpëtua nga roja bregdetare, ndërsa shtatë trupa u gjetën në det.
Një tjetër anije e cila transportonte një numër të papërcaktuar emigrantësh u mbyt pranë ishullit të Kalymnos. Roja bregdetare shpëtoi 26 persona, ndërsa u rikuperuan trupat e 14 të tjerëve.