I njohur për deklaratat e tij spontane e të konsideruara shpesh të sinqerta, deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj është në qendër të vëmendjes për gjithçka pohon. Këtë radhë edhe një herë ai ka folur për raportet e tij me Kryeministrin Rama, teksa ka deklaruar edhe kandidimin e tij për kreun e PS-së.
Në një intervistë për “Channel One”, kaubojsi siç e njohin të gjithë është shprehur ndër të tjera se merr pjesë në çdo mbledhje të Grupit Parlamentar të PS-së por nuk ka pasur asnjëherë komunikim me Ramën. “Në dy raste që jam takuar me Ramën kam pasur debat dhe nuk ka diskutuar. Që nga 23 qershori nuk e kam takuar”, pohoi Ndocaj.