Deputeti demokrat Eduard Selami ka pranuar publikisht se do të votojë edhe nëse nuk arrihen negociatat për reformën në drejtësi. Ai ka folur për VOA-n duke i bërë thirrje z.Basha të pranojë variantin “hibrid” të reformës.
Selami tha se do të votojë reformën, sipas variantit që ka propozuar SHBA-BE. Ai edhe më herët ka patur takime me ambasadorin Donald Lu dhe flitej se i ka premtuar votën e tij, duke rrezikuar kështu edhe vazhdimësinë me PD-në.