Me sa duket Edi Rama nuk ka ndër mend të heqë dorë nga shijet e tij “të vecanta” në veshje, madje duket se për nostalgji iu rikthehet herë pas here atyre. Nëse kishit menduar se Rama i kishte lënë pas corapet e kuqe, që nga koha kur ishte Kryetar Bashkie, e keni patur gabim. Kryeministri shfaqet me një palë corape të kuqe në etapën e parë të “FRESSH Voice” në qytetin e Durrësit. Formati i ngjashëm me ato të emisioneve televizive, kishte në juri Pandeli Majko, Elisa Spiropali, Gazmend Paja dhe Arlinda Dudaj.