Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar laboratorin e mediave digjitale me teknologjinë më të avancuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Në këtë takim kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja shqetësuese e TikTok duke thënë se është rënë dakord me kompaninë për të marrë masat e duhura dhe janë ende në pritje.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozim për ti adresuar këto shqetësimi.
Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës. Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra…
Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen…