Kryeministri Rama i ka konsideruar akuzat e Partisë Demokratike per disa deputetë socialistë si të inkriminuar, si një blof i madh. Rama është shprehur se pavarësisht që ligji u bë sipas dëshirave të PD-së, asnjë frymë njeriu nuk largohet nga Parlamenti, se asnjë deputet nuk është kriminel.
Këtë deklaratë Rama e ka bërë në emisionin “Top Story”, duke shtuar se edhe deputeti Tom Doshi i përjashtuar nga grupi parlamentar, nuk është përjashtuar si kriminel.
“Tom Doshin nuk e kam njohur për kriminel dhe nuk e njoh për kriminel. Nuk jam penduar për përjashtimin e Doshit, por u përjashtua nga grupi për shumë më pak se kaq”, ka deklaruar Kryeministri.