Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama me punonjësit e bashkisë, Tabaku: Tubim i shtetit kundër drejtësisë

2025/02/20 at 7:55 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënimi me burg i Salianjit, Tabaku: Nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë! Sot PD duhet të mobilizohet…

“Ky ishte një tubim i shtetit kundër drejtësisë”– Kështu e quan deputetja e Partisë Demokratike, takimin e Kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të mbajtur sot në sheshin “Skënderbej”.

Në një intervistë për Klan News me gazetarin Drini Zeqo. Tabaku u shpreh se ky organizim i kreut të qeverisë i la një shije të keqe të cilën e përshkruan si ndjesi negative dhe antiligjore.

“Më dha një ndjesi të keqe, antiligjore, antikushtetuese”, tha fillimisht Tabaku.

Drini Zeqo: A ka shkelje të ligjit në të tilla aktivitete për të qenë më direkt?   

Jorida Tabaku: Ishte një tubim i shtetit kundër drejtësisë. Ishte një tubim i punonjësve të paguar të shtetit kundër një vendimi të drejtësisë. Ky ishte një tubim i punonjësve të bashkisë që dëgjonin kryeministrin. Nuk e di se sa ligje janë shkelur e çfarë është cenuar, por pavarësia e pushtetit vendor sot nuk qëndron më. Ka rënë. Sot nuk ka më pushtet vendor, nuk ka më Bashki Tirane. Sot ke një qeveri qendrore, e cila ka marrë përsipër të drejtojë Bashkinë e Tiranës, ka marrë përsipër që t’i vërë fytyrën korrupsionit, ka marrë përsipër që të ngrejë një fabulë për punët e bashkisë që nuk ekziston. Më erdhi keq për shumë punonjës të bashkisë që i pashë atje, punonjës që kanë shkuar atje sigurisht me dëshirën e tyre por edhe nga presioni. Gjatë gjithë ditës ju besoj i keni ndjekur mesazhet e tyre që kanë detyruar punonjësit që të shkojnë atje në një ditë të ftohtë. Më erdhi keq që për një pagë duhet të detyrohen dhe të ndjekin e të shkojnë në një tubim të tillë. Sot Shqipëria nuk ka pse të jetë kjo. Shqipëria që ne mendojmë të gjithë, Shqipëria që duhet të shkojë në Europë, që duhet të jetë në Europë, Shqipëria që ka balancimin e pushteteve, që ka ndarjen e pushteteve, nuk duhet të jetë kjo. Ajo që ka ndodhur sot më ka lënë pa fjalë. 

Një koment pati dhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, vendim të cilin Tabaku e gjykon të drejtë, pavarësisht se akuzat që janë drejtuar ndaj tij, sipas saj përbëjnë vetëm 1/10-tën.

“Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj duhet të kishte shkuar përpara drejtësisë për çështjen e inceneratorëve. E kam thënë, e përsëris, që në momentin që ai ka dalë nga komisioni hetimor që unë drejtoja në vitin 2022, në Shkurt të vitit 2022, e përsëris çdo ditë, sa herë që kam mundësi që Erion Veliaj duhet të shkonte para drejtësisë për çështjen e inceneratorëve. Ka shkuar për çështjen e hetimit pasuror ndaj tij, ka shkuar për skemën e pastrimit të parave, ka shkuar për një skemë korrupsioni. Për mua nuk ka rëndësi. Përveç akuzës aktuale që ai ka, që është akuza e korrupsionit dhe në fakt katër akuzat e tij janë me të vërtetë të rënda, edhe bashkëpunime me grupe kriminale, persona të përfshirë në grupe kriminale, ai ka dhe përgjegjësi të tjera, kështu që Erion Veliaj ka shkuar përpara drejtësisë për 1/10 e asaj që duhet të shkonte”, tha Jorida Tabaku.

Drini Zeqo: Ku ekziston diferenca mes të pandehurit dhe të dyshuarit?

Jorida Tabaku:  Shiko që të sqarojmë diçka, ky standardi i dyfishtë që për kundërshtarin tim është e mirë kjo gjëja, ndërkohë që për mua kjo nuk është e mirë, kjo nuk shkon fare sidomos për dikë që ka gjithë pushtetin dhe ka absolutisht një pushtet të jashtëzakonshëm. Së dyti, hetimet vazhdojnë, nuk kanë përfunduar, janë ngritur akuzat dhe hetimet janë duke vazhduar. Unë nuk i hyj çështjeve të drejtësisë dhe nuk i komentoj ato në brendi me idenë, a kanë bërë mirë që e kanë arrestuar me burg ndërkohë që nuk kanë përfunduar hetimet, ashtu siç e kam lexuar dosjen unë. Siguroj që dosjet e Erion Veliajt e kam lexuar me detaje, sepse Erion Veliaj ka qenë një nga personat me të cilët unë jam përballur boll herë në këto 10 vitet e fundit. Ai ndodhet sot prapa hekurave sepse ka rrezik për të prishur provat, ka tentuar, ka intimiduar, ka kontaktuar zyrtarë, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pra ka boll prova për ta mbajtur atë pas hekurave./TV Klan

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Rama mblodhi punonjësit e bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, Berisha: Miting për të mbrojtur vjedhjen

Rama mblodhi punonjësit e bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, Berisha: Miting për të mbrojtur vjedhjen

Votimet në Gjermani dhe e ardhmja politike e Evropës

Votimet në Gjermani dhe e ardhmja politike e Evropës

Macron: Unë jam garantues i paqes në Europë

Macron: Unë jam garantues i paqes në Europë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com