Bujë të madhe dhe të përfolura në Kosovë kishte bërë një debat i Ramës në televizionin Klan Kosova.
Në këtë debat fokus më të madh kishte marrë raporti Kosovë-Shqipëri, kjo pas vizitës së fundit në Serbi të Kryeministrit të Shqipërisë në Forumin për Siguri i mbajtur në Beograd, raporton Insajderi.
Përveç diskutimeve të mëdha në rrjetet sociale në lidhje më debatin e Ramës dhe gjashtë analistëve kosovarë, emri i kryeministrit të Shqipërisë është kërkuar më së shumti nga kosovarët në makinën më të madhe kërkimore në internet – “Google”./insajderi.com
Sipas “Google Trends” – e cila tregon trendet dhe lajmet më të klikuara në “Google” – nga dhjetë fjalitë më të kërkuara në shtatë ditët e fundit për territorin e Kosovës, dy të parat janë me emrin e kryeministrit të Shqipërisë.