Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama, kryeministri që shkel ligjin dhe vendimet e gjykatave

2018/03/25 at 4:01 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Edi Rama, kryeministri që shkel ligjin dhe vendimet e gjykatave

Partia Demokratike me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Edi Ramën si person i përfshirë direkt në grabitjen e pronës së Irini Bua në Dhërmi.


Me anë të një deklarate për mediat, Alibeaj është shprehur se Rama bashkë me deputetin e tij Alket Hyseni ka shkelur ligjin dhe vendimet e gjykatave që ndalonin veprimet me pronën e Irini Bua.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj:

Dokumentet e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, në shkelje të vendimit të Gjykatës, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.

Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet.

Partia Demokratike ka në dorë dokumente që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.?

Le t’i rendisim faktet me radhë.

  • I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumente të falsifikuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor.
  • Dokumenti vërteton se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjes së  zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi.

VENDIMI I GJYKATES

  • Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga falsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama.

Partia Demokratike ka dy dokumente që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën.

Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni.

Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikëqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.

Etiketa: dokumentikryeministri Ramashkel ligjinvendimi i gjykates


Ju sugjerojmë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryesore

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

11 Nëntor, 2025 1:59 pm
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj urdhëron nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit

11 Nëntor, 2025 9:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
Para
‘Çmenduria’ e motit do të vazhdojë edhe në prill, ja sa do të shënoj termometri

‘Çmenduria' e motit do të vazhdojë edhe në prill, ja sa do të shënoj termometri

Can: Dua këtë pagë ose largohem nga Liverpool

Can: Dua këtë pagë ose largohem nga Liverpool

Alarm për bombë, evakuohet një qendër tregtare në Romë

Alarm për bombë, evakuohet një qendër tregtare në Romë
















TE FUNDIT

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
11 Nëntor, 2025

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vazhdon dhe në qendër të mosmarrëveshjes, edhe një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com