Dihet lidhja e Kryeministrit Rama me basketbollin. Ai nuk humb rast të shënjestroje koshin akoma edhe sot. Mirëpo me kalimin e viteve reflekset nuk janë më të parat.
Aq më tepër kur ndodhet në publik atij i duhen me shumë se disa goditje për të shënuar. Sigurisht kjo foto e ditës është më shumë një lloj propagande e kryeministrisë për të treguar ambjentet e reja sportive që i shtohen Shqipërisë.
Por ne i sugjerojme zotit Rama të ushtrohet pak më shumë, se me kalimin e viteve të shënosh bëhet gjithnjë dhe më e vështirë.