Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama flet për herë të parë për Sorosin: Ata që e mallkojnë sot, përfituan para prej tij

2017/03/01 at 1:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama për “The Telegraph”, apel administratë Trump: Rusia po zgjeron ndikimin në Ballkan

“Mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë. E neveritshme”. Eshtë një Edi Rama ‘i inatosur’ me ata që sipas tij, po kriminalizojnë Xhorxh Sorosin, një njeri që ka investuar në Shqipëri, pa kërkuar asnjë qindarkë mbrapsht. “Ata që e mallkojnë sot, përfituan para prej tij”, shton ai.


Në një intervistë ekskluzive për GSH.al, kryeministri komenton edhe koalicionin elektoral të 18 qershorit.

Edi Rama beson se aleanca me LSI do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të dytë. “Por, natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e përbashkët, thotë Rama.

Në këtë pjesë të parë të intervistës, kreu i qeverisë flet për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm si dhe problemin e kultivimit të hashashit.

Qindra shkrime, dhjetëra deklarata e disa emisione TV për atë që quhet “dora e Soros” në Shqipëri, të cilat kulmuan me qëndrimin e z.Berisha, i cili paralajmëroi Fleckenstein-in: Kujdes nga Soros! Sipas jush, e gjithë kjo është “një përrallë” siç tha vetë Fleckenstein apo “faktori Soros” përmes fondacionit të tij ka ndikuar pozitivisht në paketën e reformës për drejtësi?

Në dijeni time Fondacioni Soros ka kontribuar me një mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtesi. Kjo padyshim ka qenë diçka pozitive sepse ka lehtësuar disa shpenzime jo të vogla për ekspertizë. Ndërsa sa për “dorën e Sorosit” ndjej neveri kur shoh se si e kafshojne ata që deri dje e kane puthur jo një herë atë dore, Saliu in primis! Ajo dorë ka ndihmuar Shqipërinë e dalë nga diktatura qysh në hapat e para të lirisë; ka ndihmuar intelektualët, studentët, artistët, gazetarët, shkencëtaret, nëpunësit e rinj, qeveritë e këtij vendi njëra pas tjetrës. Pse?! Thjesht e vetëm në emer të idesë së Shoqerisë së Hapur, të cilën George Soros e ka qysh në rininë e tij qëllim të jetës dhe për të cilën ka derdhur një pjesë të mirë të pasurisë së tij në gropën e ish-Perandorise Komuniste. Vë bast se nuk ka një person të vetëm publik nga ata që e mallkojnë sot, që nuk ka përfituar mbështetje financiare nga Fondacioni Soros në 25 vjetët e veprimtarisë së fondacionit në Tiranë. Eshtë e neveritshme të shohesh se si një njeri që vetëm ka investuar paratë e tij në Shqipëri, për idenë që mbron prej një jetë, dhe që nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë mbrapsht nga ky vend, të kriminalizohet si të ishte një keqbërës i rëndomtë! Po s’ke ç’i bën, mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë!

Eshtë ende herët, por jo dhe aq e largët, dita kur Partia Socialiste do të regjistrohet me koalicionin e saj në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Besoni se në këtë koalicion do të jetë edhe LSI? A mund të themi që ka një ftesë publike nga ju, pra PS, për të konfirmuar aleancën edhe për 4 vite të tjera?

Ne nuk shohim asnjë arsye për ta bërë një ftesë të tillë për partnerët tanë në koalicion, sepse koalicioni është i tyre sa ç’është edhe i yni dhe për ne, nuk shtrohet fare si pyetje vazhdimësia e këtij koalicioni. Jo thjesht taktikisht, po strategjikisht. Jo thjesht për pushtetin, po për reformat për të bërë shtet. As për ne as për ta, po për Shqiperinë e Gjeneratës Tjetër! Por natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e përbashkët.

Ky Kuvend, do të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. A do t’i përkasë ky post Partisë Socialiste apo do të mirëprisni propozime nga partitë aleate, konkretisht LSI? A do të negocioni me PD për të patur një president konsensual apo e quani të tejkaluar këtë formulë?

Koalicioni do bëjë më të mirën për të zgjedhur një President që t’i rikthejë kuptimin kushtetues, dinjitetin qytetar, paanshmerinë politike, figurës së kreut të shtetit. Patjetër që do të mirëpresim çdo kontribut të opozitës në këtë proces të rëndësishëm, ku përpara aritmetikës së votave duhet të jetë përcaktuese fryma e Kushtetutës së Shqipërisë.

Ambasadori i SHBA ka përmendur “peshq të mëdhenj”, kur ka folur për luftën kundër drogës në Shqipëri. Në fakt, nuk është sekret që ‘peshq të mëdhenj’ në rrjetën e drejtësisë nuk kanë rënë në 26 vite, as në fushën e drogës, as në atë të korrupsionit në nivele të larta.

Ambasadori Lu është një mik dhe mbështetës i zjarrtë i Shqipërisë, që e përfaqëson më së miri Presidentin e Shteteve te Bashkuara si një vend partner kryesor i vendit tonë, e i shqiptarëve në tërësi. Por ambasadori Lu është po ashtu një njeri si të gjithë ne, të cilin pasioni për një kauze të drejtë e çon ndonjëherë në eksese retorike, duke i futur peshqit e peshkatarët në një trastë! Padyshim që këto eksese nuk e bëjnë më pak të vyer kontributin e tij për të çuar përpara reformat, në veçanti Reformën në Drejtësi. Sidoqoftë ka vetëm një rrjetë që kap “peshq” në një vend demokratik dhe kjo është rrjeta e drejtësisë, të cilën në Shqipëri, prej 25 vjetësh, peshqit janë mësuar ta hanë sa herë ndeshen me të.

A i konvenon, leverdis një qeverisjeje, të ketë një sistem drejtësie që e lejon të abuzojë me pushtetin duke pasur garancinë se s’do të ndëshkohet kurrë?

Nuk e kuptova pyetjen apo me saktë nuk më bëri sens pyetja, në ndërkohë që ne po luftojmë përdite për të kundërtën! Sepse kjo e jona nuk është qeverisje për zgjedhjet e radhës po për themelet e Shqiperisë së Gjeneratës Tjetër; Shqipëri me shtet funksional, me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me barazi të qytetarëve para ligjit. Prandaj edhe Reforma në Drejtësi është prioritet themelor për ne.

/Erl MURATI-Gazeta Shqiptare

Etiketa: edi ramashqiperiSOROS


Ju sugjerojmë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Para
“Fama të shkatërron jetën private”- Dua Lipa i jep fund lidhjes disa vjeçare

“Fama të shkatërron jetën private”- Dua Lipa i jep fund lidhjes disa vjeçare

Degjeneron biseda: Gënjeu të dashurin dhe doli për jetë nate, ai e zbulon nga rrjetet sociale

Degjeneron biseda: Gënjeu të dashurin dhe doli për jetë nate, ai e zbulon nga rrjetet sociale

Pagat e reja të administratës, ja kush do të përfitojë nga rritja 

Qeveria merr vendim: Dëmshpërblim 100% banorëve të Zharrëz
















TE FUNDIT

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
29 Tetor, 2025

Ish-ylli i Manchester City dhe Real Madrid, Robinho, ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu, prej kohës filloi...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
29 Tetor, 2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Vendimi i datës 27 tetor 2025, mban firmën...

Lexo më shumë

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
29 Tetor, 2025

Rreth 130 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com