Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi, na poqe!

2016/06/23 at 8:42 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Si u prit Kombëtarja nga Bashkia e Tiranës dhe dorëzimi i Çelësit

Nga Reldar DEDAJ 


Shqiponja, simboli ynë kombëtar është duke u valëvitur në shtëpi, mbi makina dhe hyrje lokalesh në të gjithë vendin. Sigurisht, kjo më së pari për shkak të futbollit. Shqipëria arriti të ketë një pjesëmarrje historike në njërin prej kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit në Europë dhe kjo nuk është pak, por jo gjithçka. Sepse ka më shumë se kaq.

Ndërsa, djemt e kombëtares ishin nisur nga Rinasi drejt qendrës së kryeqytetit, rrugët kryesore, ishin bllokuar të gjitha. Temperatura shënonte mbi 37 gradë celcius, dhjetra qytetarë, të sapo dalë nga puna po vraponin në pikun e zhegut, për të ikur në shtëpi. Vetëm pak persona, disa punonjës të administratës shtetërore, ku në duar mbanin disa flamuj të vjedhur nga institucionet po thërrisnin: fitore, fitore, fitore.

Të nxjerrësh administratën në mitingje edhe kishim parë, ta nxjerrësh atë për të pritur një kombëtare humbëse, por dinjitoze këtë as se kishim parë dhe as dëgjuar ndonjëherë.

Dukej se flamurët ishin zbritur me dhunë nga valviteshin krenarë, deri pak ditë më parë, sot sikur nuk kishin shkëlqimin e mëparshëm. Të krijohej përshtypja se a thua ishin ca degë peme që ishin tharë, dhe ashtu të mbaruar ishin kacavjerrë drejt tokës, të leckosur, teksa jepnin shpirt.

Por nuk ishin aspak ndryshe, as njerëzit. Madje ata ishin më keq se flamujt, në urbanët e Tiranës, në pikun e vapës, njerëzit ngjanin me konservat e sardeleve, të vendosur njëri mbi tjetrin, ku vapa dhe djersa nuk ishin asgjë, duke pasur parasysh vuajtjen që po përjetonin nga mungesa e ajrit. Trafiku po bënte kërdinë, anekënd qytetit. Rrugët kryesore ishin bllokuar dhe bërë gati për spektakël. Vetëm në urbanin e linjës së Kinostudios, pa mbërritur tek stacioni i Medresesë, dy gra të moshuara humbën ndjenjat.

Mirëpo, kjo është veçse njëra anë e medaljes. Pjesa tjetër është akoma edhe më e rëndë.

Një vend i sigurtë tek e ardhmja e vet, zot i kohës së tij, nuk ka nevojë për tamtame buçitëse, ai e jeton jeten. Vendet pa përmbushje kanë nevojë vazhdimisht për ndihmën e paradave. Sindromi i të voglit. Çfarë të bëjmë. Na ka zënë. Vogëlsinë reale e kompensojmë pak me delire madhështie. Për të qeshur e për të qarë!

Megjithatë, Edi Rama e prishi lumturinë e kombëtares. Filloi ti japë gojës siç ia do zakoni. Pa pyetur fare se njerëzit kanë halle e pak kujt ia ka ënda për të dëgjuar broçkulla me flamuj dhe gjak heronjsh. Bllokoi rrugë e sheshe qytetesh se ashtu do ai. Pa pyetur fare se njerëzit po ndjeheshin në urban si peshk sardele brenda konservash. Pushtetin e ka, paratë i ka, gardistët roje me kostume, pronat, dete e male nuk i mungojnë, por përsëri nuk ndjehet rehat me veten. Seç ka ai djalë…

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Para
Mërgim Mavraj, kritika të forta kampionatit europian

Mërgim Mavraj, kritika të forta kampionatit europian

Pritja e Kombëtares/ A e dini kujt ia mori Qeveria borxh autobusin?

Pritja e Kombëtares/ A e dini kujt ia mori Qeveria borxh autobusin?

Ja si i shpëtoi sot Hysaj zborit të Ramës

Ja si i shpëtoi sot Hysaj zborit të Ramës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com