Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe Shqipëria duhet ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem

2017/01/24 at 6:08 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Edhe Shqipëria duhet ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem

Bota po ndryshon! Presidenti Trump ka bërë të qartë synimin e tij për një luftë përfundimtare me terrorizmin islamik, ndërkaq Serbia dhe Greqia i janë rikthyer retorikës së shqiptarët janë pararojë e ekstremizmit islamik në Evropë. Ku jemi ne, në gjithë këtë zhvillim të madh!


Nga Elton Myftiu

Ka një kohë, në mjaft forume rrjetesh sociale të shqiptarëve, të Kosovës, të Shqipërisë, në diasporë e gjetiu, mund të hasim në jo pak shpërthime anti hebraike. Është interesante se kjo dukuri shqetësuese shkon paralel me zhvillime si ndalimi në Kosovë, me ligj, i literaturës anti hebraike (gjë që në Shqipëri akoma nuk ka ndodhur) dhe shumë përpjekjeve tona si komb që të rikonfirmojmë miqësinë historike me popullin hebre. Pos dimensionit historik, riafirmimi i raporteve tona me hebrenjtë, ka edhe dimensionin e zgjuarsisë politike, pasi që gjithsecili nga ne e di shumë mirë rolin dhe ndikimin e lobit hebraik në politikën amerikane që kulmoi me ndërhyrjen e NATO-së dhe më vonë edhe me pavarësinë e Kosovës. Nuk duhet të harrojmë as protestën masive popullore në Tel Aviv, në prill të vitit 1999, e vetmja e këtij lloji në të gjithë historinë e Izreaelit, kundër përndjekjes dhe vrasjeve masive në Kosovë dhe që asokohe tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës.

Dhe, ne, si po e kthejmë këtë mirësi? Me falangat e Lavdrim Muhaxherit me shokë? Vërtet, vallë vetëm Lavdrimi ka zë mjaftueshëm të fortë të përfaqësojë mbrapsht shqiptarët apo kemi edhe ne të tjerët?

Të kesh disa budallenj që shprehin lirshëm mendimin e tyre, qoftë edhe tërësisht të gabuar, nuk është fundi i botës, por kur kësaj i shton dimensionin e luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë në dorë flamurin dhe hanxharët e ISIS si dhe budallenjtë vetmitarë që duan të kryejnë sulme në Evropë, përfshirë edhe rastin e të riut shqiptar me origjinë nga Kosova që këto ditë deshi të kryente sulm terrorist në Austri, mësuesen tonë që u thoshte nxënësve se ISIS është një organizatë e mirë e shumë të tjera, komplotin terrorist për të sulmuar ndeshjen Shqipëri – Izrael, gjithë kjo situatë merr përmasat e një diçka të frikshme.

Ka diçka që nuk shkon te ne si popull! Dhe nuk mjafton që përpjekjen tonë për ta ruajtur imazhin tonë ta kufizojmë vetëm me ca aksione policie apo emisione trendi në televizione. Jo, problemi ynë me këta eksponentë të ideologjive të poshtra nuk është si i popujve të tjerë të Evropës. Te ne kjo çështje është jetike, është ekzistenciale për të gjithë brezat e ardhshëm të shqiptarëve të rinj.  Është koha e fundit që, me ligj, të ndalojmë çdo propagandë anti-semite, çdo literaturë të tillë dhe çdo shpërfaqje të urrejtjes anti-semite në të gjitha forumet e mundshme, përfshirë edhe ato në rrjete sociale. Duhet ta bëjmë këtë tani, para se të bëhet vonë!

Pse? Dikush mund të thotë kjo është ekzagjerim!

Nuk duhet të harrojmë se ne shqiptarëve Evropa vazhdon të na shohë me dyshim dhe mbase jemi të vetmit në Evropë që kemi edhe rolin e fajtorit kolektiv. Te të gjithë popujt e tjerë përgjegjësitë janë individuale, ndërkaq kur është fjala për shqiptarë ato dinë të jenë kolektive. Shkaku i një grushti njerëzish të çmendur që bëjnë krime të sëmura, shkaku i një grupi tjetër të papunësh që shfryjnë epshet në forume interneti me teori të sëmura komploti dhe për të cilët Izraeli është e keqja e botës, nuk guxon të pësojë një popull i tërë.

Tani që bota po ndryshon, tani që Presidenti Trump ka bërë të qartë synimin e tij për një luftë përfundimtare me terrorizmin islamik, të fuqizojë lidhjet e Amerikës me Izraelin, tani që ka rrezik nga afrimi i mundshëm i Amerikës me Rusinë, tani që Serbia dhe Greqia i janë rikthyer retorikës së shqiptarët janë pararojë e ekstremizmit islamik në Evropë, duhet të bëjmë çmos që ta dëshmojmë të kundërtën.  Sidomos tani kur Presidenti Trump mendon ta zhvendos ambasadën amerikane në Jerusalem, kur pikërisht shtypi izraelit paralajmëron për rreziqet që i kanosen Kosovës nga Serbia, duhet ta rikonfirmojmë edhe njëherë miqësinë dhe përkushtimin tonë për raporte dhe miqësie me popullin hebraik dhe me Amerikën. Politika e vëllazërisë me Turqinë e të ngjashëm, duhet të jetë në tavolinë për aq sa kjo i shërben interesave shqiptare në rajon dhe të interesave të shqiptarëve që jetojnë në Turqi, por partneritetin strategjik, atë që vërtet është jetik për shqiptarët, duhet ta mbështjellim rreth aleancash historikisht të dëshmuara.

Politika shqiptare duhet të bëjë atë gjë vërtet të guximshme, të parën këto 25 vitet e fundit, dhe ambasada shqiptare në Izrael të jetë ambasada e dytë, pas asaj te SHBA-së, që do të zhvendosej në Jerusalem, pavarësisht reagimeve dhe kërcënimeve që mund të kemi. Shqipëria nuk ka asnjë borxh ndaj Palestinës, aq më tepër që kjo e fundit ashpër angazhohet kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkaq ky veprim i guximshëm i qeverisë shqiptare do ta rikonfirmonte partneritetin tonë strategjik me Amerikën, tani që një gjë e tillë është më e nevojshme se kurrë. Jam tërësisht i bindur se miqtë e dëshmuar të shqiptarëve, në lobin hebraik në SHBA, do të dinin të vlerësonin këtë rikonfirmim miqësie dhe sinkronizim të politikës sonë me atë të aleatit tonë të vetëm, SHBA-së.



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Shikoni si duket e dashura e Leonardo DiCaprios me bikini

Shikoni si duket e dashura e Leonardo DiCaprios me bikini

Itali/ Rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë, 6 të vdekur

Itali/ Rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë, 6 të vdekur

Berisha: Emiljano Shullazi kërcënon dëshmitarët me celular nga burgu

Zbulohen të tjerë ‘ushtarë’ të Emiljano Shullazit, priten arrestime
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com