Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe serbët e Kosovës në zgjedhjet presidenciale të Serbisë

2017/03/25 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe serbët e Kosovës në zgjedhjet presidenciale të Serbisë

Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim nëse do të lejojë apo jo mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë thotë se edhe në Kosovë serbët do të votojnë.

Rajone me shumicë serbe në Kosovë

Zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të mbahen mbahen më 2 prill, do të zhvillohen edhe në Kosovë, ndonëse jo në mënyrën e rregullt, ashtu siç mbahen ne Serbi. Këtë e thonë zyrtarë të qeverisë në Beograd, duke u bazuar në praktikat e kaluara, kur në Kosovë u është mundësuar serbëve të Kosovës, që kanë dyshtetësi të votojnë për zgjedhjet e Serbisë. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës i thanë DW-së se qeveria akoma nuk ka qëndrim, nëse do të lejojë, apo jo, mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Por në të kaluarën qeveria e Kosovës nuk ka penguar mbajtjen e zgjedhjeve serbe, por as nuk është përfshirë në organizimin e tyre. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë tashmë ka njoftuar se qendra votimi do të hapen edhe në Kosovë.

Ndërkohë, njëri nga drejtuesit e listës serbe për Kosovën “Srpska”, Slavko Simiç, thotë se ashtu sikurse në të kaluarën serbët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, sepse, kjo u lejohet në bazë të dyshtetësisë që kanë. “Zgjedhjet do të mbahen edhe në Kosovë ashtu siç janë zhvilluar edhe në të kaluarën”, thotë Slavko Simiq. Komisioni i zgjedhjeve në Serbi bën të ditur se më 2 prill, edhe në Kosovë do të hapen 90 vendvotime. Sipas të dhënave që ka prezantuar Komisioni Zgjedhor i Serbisë, në Kosovë janë të regjistruar rreth 100 mijë votues serbë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, i tha DW-së, se Kmisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës nuk ka kurrfarë roli në mbajtjen eventuale të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë. “KQZ-ja është institucion i Republikës së Kosovës dhe organizon zgjedhje në Republikën e Kosovës. Për neve zgjedhjet e Serbisë janë jo ekzistuese në Kosovë. Ne nuk kemi asnjë rol, as kërkesë nga askush, as nga institucionet tona e as nga institucionet ndërkombëtare, kështu që ne nuk kemi asnjë lloj përfshirjeje në këto zgjedhje”, thotë Valdete Daka.

OSBE sërish menaxhuese

Mediet në Serbi shkruajnë se Beogradi zyrtar po insiston që zgjedhjet presidenciale t’i zhvillojë në mënyrë uniforme, duke përfshirë brenda hartës së vet elektorale edhe Kosovën. Një tentativë e ngjashme ishte edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara të Serbisë, por, kjo nuk është lejuar nga qeveria e Kosovës. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare serbe të vitit 2016, serbëve të Kosovës u ishte lejuar që të votonin për liderët e tyre në Serbi. Ky proces u menaxhua nga misioni i OSBE-së, pa përfshirjen e institucioneve të Kosovës, me përjashtim të policisë së Kosovës, e cila megjithatë, ka mbikëqyrur dhe ka patrulluar përreth qendrave të votimit.

Ndërkohë, vetë misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tashmë ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në çështjet teknike lidhur me zgjedhjet presidenciale të Serbisë në Kosovë. Zyrtarë të misionit të OSBE-së në Kosovë i thanë DW se ky mision akoma është në fazën e diskutimeve lidhur me ndihmën që OSBE mund ta jap lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë.

“Akoma jemi na fazën e konsultimeve lidhur me këtë çështje dhe sapo të konfirmohet diçka do të ju njoftojmë me detajet. Por, ajo që dua të them është se më parë, gjatë vitit 2012, 2014, 2016, OSBE-ja ka kryer procesin e grumbullimit të votave në Kosovë në kontekstin e zgjedhjeve presidenciale ose parlamentare të Serbisë. Edhe kësaj radhe në diskutimet me palët ne udhëhiqemi nga ky model i praktikuar më parë”, thotë zëdhënësi i OSBE-së, Senad Saboviç.

Sidoqoftë, megjithë qëndrimin akoma të paqartë të qeverisë së Kosovës, nëse do ta lejojë apo jo mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë, partitë politike opozitare të Kosovës edhe në të kaluarën por edhe tash, kanë kundërshtuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë. Sipas tyre, qeveria e Kosovës nëse lejon mbajtjen e zgjedhjeve Presidenciale të Serbisë në Kosovë do të shkelë kushtetutën, sepse sipas tyre në territorin e Kosovës nuk mund të organizojë zgjedhje asnjë shtet tjetër./DW

Etiketa: serbet e kosovesserbizgjedhjet presidenciale

Ju sugjerojmë

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
Bota

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

9 Janar, 2026 3:51 pm
Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in
Bota

Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in

9 Janar, 2026 3:49 pm
Groenlanda/ Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Do marrim bazat amerikane në Europë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Do marrim bazat amerikane në Europë

9 Janar, 2026 3:45 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Tenderat/ SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë, mes tyre Benet Beci

9 Janar, 2026 3:43 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

9 Janar, 2026 2:36 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
Kryesore

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

9 Janar, 2026 12:19 pm
Para
De Biasi jep shenja dorëzimi, apo largohet tekniku italian? Deklarata pas humbjes

De Biasi jep shenja dorëzimi, apo largohet tekniku italian? Deklarata pas humbjes

Çfarë shkruajnë të huajt pas humbjes më Italinë? Serbët: Shqiptarët janë huliganë!

Çfarë shkruajnë të huajt pas humbjes më Italinë? Serbët: Shqiptarët janë huliganë!

Zbardhet arsyeja e huliganizmit në ndeshjen Itali-Shqipëri

Zbardhet arsyeja e huliganizmit në ndeshjen Itali-Shqipëri

TE FUNDIT

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
9 Janar, 2026

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro thotë se ekziston një kërcënim real ushtarak i SHBA-ve kundër Kolumbisë. Petro deklaroi se Shtetet e Bashkuara...

Lexo më shumë

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
9 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
9 Janar, 2026

Sipas parashikimit të motit, Durrësi pritet të përballet me erëra të forta në orët në vijim. Autoritetet lokale u kanë...

Lexo më shumë

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
9 Janar, 2026

Historiania dhe analistja ushtarake, Dr. Victoria Taylor, ka shpjeguar më shumë rreth raketës hipersonike Oreshnik që Rusia qëlloi drejt Lvivit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com