Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim është ftuar nga Presidenti Ilir Meta për të biseduar mbi krizën politike në vend. Kjo parti përfaqësohet në Presidencë nga Petrit Vasili dhe jo nga kryetarja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e presidentit.
Më herët në zyrën e Metës ishte i pranishëm kryeopozitari Lulzim Basha, ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijon të refuzojë ftesën e presidentit, e cila është e vlefshme deri në orën 13:00.
Megjithatë gazetarët janë ende në pritje të një takimi surprizë të minutave të fundit.
E në fakt ka një precedent, ai i 17 majit të 2017-ës, kur kryeministri Rama ndonëse fillimisht refuzoi takimin në Kryesinë e Kuvendit me opozitën, u shfaq në momentin e fundit, kur dukej se përpjekjet për negociatata po dështonin./ Opinion.al