Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe në kohë pandemie, emigrantët s’i braktisën familjet, sollën 673 mln €

2021/03/26 at 8:27 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe në kohë pandemie, emigrantët s’i braktisën familjet, sollën 673 mln €

Kriza e shkaktuar nga pandemia dhe pasojat që solli ajo, duket se i kanë bashkuar më shumë familjet me njëra tjetrën, ndonëse fizikisht larg.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët në vitin 2020 ishin 673 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 4%. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e reduktimit të fortë të prurje në tremujorin e dytë të karantinës (-35% me bazë vjetore). Por në periudhën në vijim rritja ka qenë e fortë, përkatësisht 6.5% në të tretin dhe 11.5% në të katërtin, duke kompensuar pothuajse tërësisht rënien në periudhën e bllokimit.

Aktorët e tregut pohojnë se në tremujorin e tretë dhe të katërt është konstatuar rritje e prurjeve, por kjo tendencë ka reflektuar dhe mbylljen e rrugëve informale, si sjellja e parave dorazi, nëpërmjet autobusëve, miqve, etj., dhe orientimin drejt operatorëve të licencuar.

Sipas operatorëve rritja e prurjeve të emigrantëve lidhet me nevojën e shtuar për mbështetje në kushtet e pandemisë, kombinuar me humbjen e vendeve të punës dhe nivelit të të ardhurave tek ne, si rrjedhojë e situatës. Rritje është shënuar nga pothuajse të gjitha shtetet kryesore.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por vitet e fundit po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania. Aktorët e tregut pohojnë se Gjermania, për vetë faktin që është në tipologjinë e një vendi me emigracion të ri, gjatë viteve të fundit ka qenë në një rritje konstante.

Trendi i remitancave ka ndjekur në tri dekadat e fundit një tendencë ciklike, duke kulmuar në vitin 2008 dhe më pas filloi rënia, teksa me kalimin e më shumë se një dekade, emigrantët filluan të shkëpusin lidhjet me vendin mëmë, të krijonin familjet e tyre dhe të dërgonin më pak para.

Por vitet e fundit, vendi po përjeton një valë të re emigracioni, që solli sërish një rritje të remitancave, që pas vitit 2013./Monitor

Etiketa: emigrantetpandemia

Ju sugjerojmë

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja
Bota

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

4 Shkurt, 2026 2:26 pm
Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova
Bota

Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova

4 Shkurt, 2026 2:23 pm
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë
Kronikë

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

4 Shkurt, 2026 1:28 pm
Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?
Aktualitet

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

4 Shkurt, 2026 1:24 pm
Dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes
Kronikë

Dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes

4 Shkurt, 2026 12:43 pm
Para

COVID-19 i merr jetën aktorit shqiptar me famë ndërkombëtare

EMRAT/ Kokainë me mbishkrimin “London”, arrestohen 3 persona në Tapizë

EMRAT/ Kokainë me mbishkrimin “London”, arrestohen 3 persona në Tapizë

Ndahet nga jeta shkencëtari i njohur shqiptar, humb betejën me COVID-19

Ndahet nga jeta shkencëtari i njohur shqiptar, humb betejën me COVID-19

TE FUNDIT

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
4 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit, ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë “Kurum”, të cilat u sekuestruan një vit më parë. Sipas...

Lexo më shumë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
4 Shkurt, 2026

18 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite të sotme në Gaza. Shifrat raportohen nga al Jazeera që citon burimeve spitalore....

Lexo më shumë

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
4 Shkurt, 2026

Ish bashkëshortja e themeluesit të Microsoft-it, Melinda Gates, nuk i gëlltit aspak historitë e rënda që kanë dalë nga disa dokumente...

Lexo më shumë

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja
4 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se nuk i pëlqeu këmbëngulja e gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, për ta pyetur në lidhje me çështjen Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com