Problemet me drejtësinë të disa prej njerëzve të veshur mne pushtet, deputetë apo kryetarë bashkish kanë qenë këto ditë në qendër të vëmendjes publike, shoqëruar edehe nga identitete të ndryshme të poseduara prej tyre. Me sa duket në epideminë e ndryshimit të emrave ka rënë edhe deputeti Nard Ndoka, të cilit me sa duket i ka dalë në qarkullim edhe emri Mark. Ndaj për këtë arsye, Ndoka jep një sqarim publik, përmes një statusi në FB, ku pohon se emri i dytë Mark, është ai i pagëzimit.
Statusi i Nard Ndokës
Per informim:
Emri im zyrtar është Nard Ndoka.
Emri ‘Mark’ është emri i pagëzimit.
Nuk kam patur kurrë probleme me drejtesinë, nuk kam jetuar asnjëherë jashtë shtetit.