Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe myslimanëve urojani Krishtlindjet

2016/12/24 at 9:30 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Edhe myslimanëve urojani Krishtlindjet

Për t’ia shtuar edhe më shumë natyrën e jashtëzakonshme Jezusit, Kurani madje e quan «Fjala e Zotit». Dijetarët islamë janë ngatërruar fort në këtë shprehje, të cilën Kurani nuk e përdor për askënd tjetër. Andaj «selam alejkum» ose paqja qoftë mbi ty, duhet t’u thonë myslimanët fqinjëve të tyre të krishterë më 25 dhjetor, pa hezituar të shtojnë: «Urime Krishtlindjet!»


– shkruan në «New York Times» opinionisti turk Mustafa Akyol, autor i librit që botohet së shpejti: «Jezusi Islamik: Si bë Mbreti i hebrenjve profet i myslimanëve».

Miliarda të krishterë anembanë botës mezi po presin fundjavën për t’i festuar Krishtlindjet. Por besimtarët e bashkësisë së dytë më të madhe fetare në botë, myslimanët, nuk ndajnë të njëjtën ndjenjë të mahnitjes. Në disa shtete me shumicë myslimane, si në Arabinë Saudite, Brunej dhe Somali, Krishtlindjet janë të ndaluara. Në Turqi, në shtetin tim, nuk janë ilegale, por disa grupe islamike ende organizojnë protesta të përvitshme kundër pemëve të Krishtlindjeve dhe veshjeve të Babadimrit, që i konsiderojnë imponime perëndimore.

Njëherësh, shumë myslimanë anembanë botës tregojnë respekt të madh për fqinjët e tyre të krishterë, madje edhe festojnë me ta në ditën e tyre të shenjtë. Në mesin e tyre përfshihen edhe pronarët e një restoranti turk në Londër, të cilët kanë vendosur të ofrojë një vakt falas Krishtlindjesh për të pastrehët dhe pleqtë, dhe është një biznesmen në Bagdad që ka dekoruar një pemë Krishtlindjesh në shenjë solidariteti me të krishterët e persekutuar prej «Shtetit Islamik» të vetëshpallur.

Mirë e kanë këta myslimanë që tregohen miqësorë ndaj të krishterëve, dhe jo vetëm pse është virtyt të tregosh respekt për fetë e tjera. Ata kanë të drejtë për shkak se Krishtlindjet janë festë e lindjes së mrekullueshme të Jezusit, që është temë e fuqishme jo vetëm në Dhiatën e Re, por edhe në Kuran.

Dy kaptina të librit të shenjtë mysliman shpalosin hollësisht lindjen e Isajës, që pjesërisht të kujton përshkrimin e dhënë sipas Ungjillit të Lukës.

Dy kaptinat – njëra që ka emrin Mejremja – përshkruajnë këtë grua të admirueshme hebraike, që Zoti e «pastroi» dhe e «dalloi prej të gjitha grave tjera».

Siç thuhet në Kuran, një engjëll iu afrua Mejremes një ditë dhe i tha se Zoti kishte vendosur t’ia falte «një djalë të pastër». Mejremja ia ktheu: «Si mund të lind fëmijë kur asnjë burrë nuk më ka prekur?»

Engjëlli iu kundërpërgjigj: «Zoti bën çfarëdo që dëshiron». Pastaj Zoti «frymoi në Mejremin shpirtin tonë» dhe krijoi Isajën, ose Jezusin.

Afërmendsh se ndryshon rrëfimi se si myslimanët rrëfejnë për Jezusin krahasuar prej versionit të krishterë, të cilët edhe festojnë Krishtlindjet. Dhiata e Re thotë se Jezusi u lind në Betlehem në një han, kur Maria ishte me burrin e saj, Jozefin. Në Kuran thuhet se Mejremja e lindi djalin «në një vend të largët», fikall e vetme dhe nën një palmë. Ia vlen të theksohet se rrëfimet që shfaqen në figura kapelash dhe në gjetjet e fundit arkeologjike, përkojnë me versionin e Kuranit për ngjarjet.

Në thelb, Kurani ndryshon me Biblën kur vjen puna te natyra hyjnore e Jezusit. Libri i shenjtë islam ngulmon se ai ishte njeri dhe profet. Vazhdimisht i referohet Jezusi si «Mesi», por ky duket se është nocion i Mesisë siç përshkruhet në judaizëm: shërbëtor i jashtëzakonshëm i Zotit, jo inkarnim i Zotit. Jezusi i Kuranit u dërgohet edhe fëmijëve të Izraelit, zbret që ta «konfirmoj Toranë» dhe predikon monoteizëm unitar. Jezusi islamik, mund të thotë dikush, është më shumë Jezus hebraik.

Për më tepër, islami dhe krishterimi kanë shumëçka të përbashkët në adhurimin e tyre për Isën dhe Mejremen, Jezusin dhe Marinë. Myslimanët janë në fakt të vetmit jo të krishterë në botë që besojnë se Jezusi u lind prej një virgjëreshe.

Myslimanët e kanë marrë këtë si të vërtetë të pakontestueshme për shekuj me radhë. Interpretuesit mesjetarë të Kuranit debatonin hollësitë si fryma e zotit ishte futur në trupin e Mejremes, duke e marrë për të vërtetë se lindja e virgjëreshës ishte vepër e Zotit. Sayyid Qutbi, fundamentalisti egjiptian i shekullit njëzetë, e përshkroi shtatzëninë e Mejremes si «ngjarjen më të çuditshme që e ka parë ndonjëherë gjatë historisë së vet njerëzimi».

Në një libër që e shkruan më 2002 për të kritikuar islamin, Emir F. Caner dhe Ergun M. Caner, dy turq të konvertuar në krishterim, argumentonin se myslimanët janë më të krishterë në çështjen e lindjes së virgjër se «<të krishterët> liberalë», që kërkojnë interpretime metaforike për mrekullinë mahnitëse.

Për t’ia shtuar edhe më shumë natyrën e jashtëzakonshme Jezusit, Kurani madje e quan «Fjala e Zotit». Dijetarët islamë janë ngatërruar fort në këtë shprehje, të cilën Kurani nuk e përdor për askënd tjetër. Teologët e krishterë janë intriguar edhe ata, sepse ua kujton Ungjillin e Gjonit, që përkufizon Jezusin si Fjala e Zotit, «që u bë mish dhe rroi mes nesh».

Interpretimi i këtyre paraleleve ndërmjet Kuranit dhe burimeve të hershme të krishtera varet pjesërisht prej besimit të secilit. Të krishterëve mund t’ua ha mendja se islami e huazoi prej religjionit të tyre. Myslimanët në anën tjetër mund të mendojnë se shumëçka në krishterim ishte profetizuar prej tyre. Por të gjithë ne mund të pajtohemi se këto dy religjione abrahamike, pavarësisht prej konflikteve të hidhura ndonjëherë, kanë shumëçka të përbashkët. Sivjet, me tensionet e larta që po shfaqen ndërmjet shumë myslimanëve dhe të krishterëve në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, ia vlen të kujtohen këto të përbashkëta.

Nuk ka asnjë dyshim se e kanë shumë gabim të gjithë ata që ua ndaluan të krishterëve Krishtlindjet në Arabinë Saudite dhe Brunej. Megjithëse nuk është festë myslimane, nuk kemi pse t’i kundërshtojmë krishtlindjet. Lindja e mrekullueshme e Jezusit – profetit, Mesisë dhe «Fjalës» së Zotit – nuk ka pse të merret si fyerje prej asnjë myslimani. «Selam alejkum» ose paqja qoftë mbi ty, duhet t’u thonë myslimanët fqinjëve të tyre të krishterë më 25 dhjetor, pa hezituar që të shtojnë: «Urime Krishtlindjet!»/ dialogplus



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Eneda Tarifa: Ja ku rikthehem përsëri…

I kritikoi këngën, Eneda Tarifa i kthen borxhin Linda Halimit: Bota “portokall”…

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, familja: Mjekët u dënuan sa për një gërvishtje makine

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, familja: Mjekët u dënuan sa për një gërvishtje makine

Bamirësi dhe urime, mesazhe në murin e Kryeministrisë

Bamirësi dhe urime, mesazhe në murin e Kryeministrisë
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com