Një njoftim i agjencisë prestigjioze te lajmeve Reuters dhe pafundësi gazetash e mediash për vizitën historike te Presidentit Amerikan Barack Obama ne Havane ka krijuar mjaft pështjellim dhe kërshëri jo vetëm midis shqiptareve por edhe midis miliona lexuesve te saj ne mbare Boten.
Presidenti amerikan u strehua ne selinë e ish- Ambasadës Amerikane ne Havane. Kjo seli një nder me te bukurat e luksozet ne Havana u paraqit si nje “shtepi e pushtuar nga shqiptaret dhe zviceranet”!?
Cila është e vërteta e këtij “pushtimi” !?
Si përkthyes e gazetar qe mbuloi vizitën e ish- Ministrit te Jashtëm te Shqipërisë Z. Reiz Malile, ne dhjetor te vitit 1990 kam pasur rastin te flija dhe punoja ne ketë ndërtese, Jo vetëm kaq por edhe te beja përkthyesin e takimit 4 orësh midis Liderit historik te Kubes Fidel Kastro Ruz dhe Z. Malile, ndjese paste. Ka qene data 9 dhjetor 1990.
Ishte një nderim i veçante dhe mirëbesim i plote qe lideri historik kubanez Fidel Kastro i beri ish- shefit te diplomacisë shqiptare Malile dhe vete Shqipërisë duke ardhur vete ne selinë e Ambasadës se Shqipërisë ne Kube. Rralle here kane ndodhur akte te tilla.
Ishte pikërisht Fidel Kastroja qe na dha lajmin e fillimit te lëvizjes demokratike te studenteve te dhjetorit. Lidhjet e ambasadës shqiptare me Tiranën ne atë kohe ishin shume te vështira dhe pothuajse jo ekzistence. Po ashtu ai i dorëzoi Maliles edhe një dosje me njoftimet e agjencisë se lajmeve “Prensa Latina” lidhur me zhvillimet ne Shqipëri ku mbizotëronte emri i bashkëvendësit tim Azem Hajdari, shok i ngushte i vellait Besnikut…
Ishte pikërisht Fidel Kastro qe gjate bisedimeve na tregoi se kjo ndërtese kishte qene selia e ambasadoreve amerikane ne Havana ashtu sikurse edhe vila ku kishim ngrenë dreken atë dite ne Varaderon përrallor, padyshim plazhi me i bukur qe kam pare ndonjëherë ne pese kontinente, kishte qene vila e Rokfelerit.
“Edhe me rekomandimin e heroit tone legjendar Chegevara vendosem qe atë seli, qe konfiskuar pas revolucionit t’ia ofronim se seli Ambasadës se Shqipërisë ne Kube… Ishte një veprim simbolik për ti treguar Botes se si një popull e shtet i vogël si Shqipëria dhe Kuba munden gjigandet si Gjermania Nazi- fashiste dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe se si i vogli mund edhe gjigandet” tha midis te tjerash Fidel Kastro.
Ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ReIz Malile, lideri historik kubanez Fidel Catro Ruz, autori i shkrimit Alban ( Hamdi ) Dega dhe ish- ambasadori i Shqipërisë ne Kube Clirim Cepani ne “shtëpinë e pushtuar nga shqiptaret… ne Havane me 9 dhjetor 1990.
Ishte i vetmi lider shtetëror qe megjithëse ne gjendje te rende shëndetësore shkroi kryeartikullin e gazetës kryesore kubaneze “Granma” ” El Tirano an Tirana” ( ” Tirani ne Tirane” ) gjate vizitës se ish- Presidentit Amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi.
Pikërisht ne ketë seli qëndroi Ambasada e Shqipërisë ne Kube deri ne çastin kur u mbyll nga qeveria shqiptare.
Pra nuk behet fjale për asnjë lloj pushtimi por për një oferte ligjore te një shteti sovran ndaj një shteti tjetër sovran ne baze te marrëveshjeve diplomatike po aq te ligjshme.
Mendoj po ashtu se është një përkthim i keq fjale për fjale “me fjalën e pare qe te vjen ne përmend”, siç thonë kinezet e mençur, nga media shqiptare. mendoj se fjalën angleze ” occupied ” është përkthyer keq ” pushtuar” ne vend qe te përkthehej “… e zënë ( me qira ), e banuar, e përdorur si rezidencë …..”.
Nuk thonë kot italianet “Tradutore… treditore ” Pra. ” përkthyes… tradhtar”
Siç e tregojnë edhe fotografitë e botuara me këtë rast duket tepër qarte se kjo ndërtesë si brenda edhe jashtë është ruajtur ne mënyre te shkëlqyer, ndofta edhe nga fakti se pas shqiptareve atë ” e pushtuan” zviceranet, domethënë ambasada e Zvicrës ne Havane qe ne fakt përfaqësonte interesat e SHBA-se ne Kube.
Është një fakt i mirënjohur për amerikanet qe shqiptaret janë nga ata qe i mbajnë me mire se kushdo jo vetëm shtëpitë private por edhe apartamentet e marra me qira këtu ne SHBA dhe kudo ne Bote, për çka ka shkruar jo vetëm shtypi por edhe shtetarë amerikane te te gjitha niveleve qe nga ish- kryetari i bashkisë se Nju Jorkut, Xhuliani e deri edhe ish- presidentet amerikane Bill Klinton, Xhorxh Bush.
Pra nuk behet fjale për asnjë fare pushtimi te kësaj selie amerikane nga shqiptaret, por për një rezidence diplomatike te Ambasadës se Shqipërisë ne Havane.