Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vërteta e përgjimit të Ilir Metës në Opinion!

2016/01/19 at 1:10 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
E vërteta e përgjimit të Ilir Metës në Opinion!
  • Një përgjigje për gjithë dilemat e politikës dhe medias

Nga Blendi Fevziu –


Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti është vetëm një! Kjo aksiomë e vjetër e gazetarisë duket se ka humbur rrugën prej kohësh në Shqipëri. Për ironinë tonë, pikërisht fakti paraqitet si opinion dhe opinioni si fakt. Kjo  anomali që ndodh në të gjitha shoqëritë ku demokracia nuk është e konsoliduar; ku reagimi publik është i zbehtë dhe ku njerëzit e fuqishëm besojnë se opinioni është një turmë që beson çdo gënjeshtër të tyre, më erdhi ndër mend këto ditë, duke ndjekur në forumet formale, por edhe informale një debat që lidhet me një detaj të emisionit Opinion javën që shkoj. Dua të bej një sqarim, i cili më shumë se sa për emisionin Opinion, vlen për mënyrën se si shtypi funksionon dhe një sfidë shumë publike për të gjithë njerëzit paranojakë dhe me teori konsiprative që vërtiten në këtë vend!

Një javë më parë, në një emision të organizuar për përgjimet që bëjnë mediat me qëllim goditjen e korrupsionit (Emision që mori shkak nga shikushmëria e madhe e emisionit Stop në javën e tij të parë) qëlloi të ishte i ftuar edhe gazetari Artan Hoxha. Panelet gjithnjë vendosen në një mbledhje me së paku 10 vetë dhe jo pa u debatuar më parë. Një prej gazetarëve propozoi Artan Hoxhën për arsye të filmimeve që ai kishte komentuar shpesh në media, ku hyjnë edhe pamjet e 21 Janarit, ta rrëmbimit të Stafukës apo edhe ato të vrasjes së Komisar Dritan Lamajt. Hoxha pranoi dhe gjatë emisionit, ku u duk disi pasiv, publikoi një sms shkëmbyer mes Ismailajt dhe një politikani të lartë që ai vetë e identifikoi me Ilir Metën, në atë kohë, Kryetar i LSI dhe deputet. Sqaroi madje edhe detajet ligjore apo antiligjore në të cilat ishte kryer ajo nga Prokuroria. Në fakt, personalisht nuk kisha dijeni për atë sms. Ky ishte edhe difekti i emisionit. Nëse Hoxha do ma kishte thënë që në fillim, nuk do t’ja jepja fjalën në fund dhe as do ta kaloja pa përqëndrimin e nevojshëm. Do ja jepja fjalën që në fillim dhe do ta kisha përqëndruar emisionin tek ajo sms dhe ajo dosje. Asgjë më shumë se sa ai denoncim nuk mund të tërhiqte vëmendjen e publikut që atë moment arriti diku në 58 % ose baraz me një televizor në 2 ndezur tek ai emision. Një drejtues emisioni nuk mund të ëndërrojë asgjë më të madhe se sa kaq. Si gazetar, të kesh mundësinë e një denoncimi të tillë, po ashtu është një kulm profesional. Vërtetësia apo jo e faktit i takon padyshim gazetarit që e bëri denoncimin. Ajo që i mbetet emisionit është thjeshtë oponenca dhe gjithë pikëpyetjet që publiku ngre në këtë rast. Për ta bërë siç duhet detyrën që ka.

Pas emisionit pata rastin t’i hedh një sy disa fletëve të saj dosje, përgatitur nga Prokuroria, ku përfshihej njerëz të mediave dhe të politikës, në rrethana nga më të çuditshmet. Mendoja se do bëja një tjetër emision për këtë gjë, por java e kaluar u dominua nga Reforma në Drejtësi dhe kjo e shmangu temën e parë. Madje nuk foli as opozita që zakonisht flet për gjithçka dhe as Kryeministri, të cilit po i akuzohej aleati kryesor. Nuk tha askush nëse sms qëndron apo është e manipuluar; nëse fakti është fakt apo jo, por i gjithë debati u përqëndrua se kush ja bën Metës dhe pse?! Edhe unë besoj se këtë Ilir Metës ja bën dikush. Nuk besoj se është çështje drejtësie sepse drejtësia mund të reagonte me vepra vetë. Madje Prokuroria e ka mbyllur dosjen dhe për 7 vjet për të nuk u kujtua askush. Përse u hap tani?! Ka shumë vetë që mendojnë se ja bën Rama, ka që mendojnë se ja bën PD. Ka të tjerë që mendojnë se në lojë është Dritan Prifti apo Tom Doshi. Mund të mendoj edhe unë si ata. Por ky është opinion. Kush ja bën dhe përse është e dyta. I pari është fakti dhe pyetja, a duhet që një emision të ndalojë një gazetar që vjen me dosje në dorë dhe publikon një fakt. Meqenëse ka qëlluar që Meta të përmendet në dy emisione dhe meqenëse ka shumë vetë që mendojnë se këtë ja bën Rama (Mbase është edhe kjo e vërtetë), po i kujtoj se po në Opinion doli çështja e makinës së Tahirit dhe ai u detyrua ta pranojë live. Po në këtë rast, ishte Meta që ja bëri Tahirit apo Basha?

Pak kohë më pas kur Basha kërkoi të publikohesh një intervistë e oficerit të policisë Zagani që sipas tij, gjithnjë sipas tij, nuk e publikonte kush, unë ju përgjigja menjëherë pozitivisht. Madje live. Intervista u transmetua për tre emisione rresht dhe pati një vëmendje mediatike impresionuese. Edhe në këtë rast më shumë u komentua se përse u transmetua intervista se sa vërtetasia e akuzave të Zaganit. Intervista permendëte Ramën dhe Tahirin. Sipas llogjikës së komenteve sërish duhej pyetur: Po këtë kush po ja bën Ramës dhe Tahirit?

Ajo që me gjasë nuk e kupton politika është se “kush ja bën kujt” për një gazetar nuk ka asnjë rëndësi. Personalisht komentet s’më kanë shqetësuar kurrë e madje i kam lexuar me zë. Mund të jemi i vetmi emision në Shqipëri në studion e të cilit është kritikuar edhe Klani edhe drejtues të televizionit, madje edhe drejtuesi i emisionit vetë. Kjo e ka bërë emisionin më të ndjekur e më të hapur. Dhe unë besoj se për këtë arsye vijojmë prej 19 vitesh në transmetim!

Eshtë mirë që protagonistët politikë sulmojnë dhe nxjerrin abuzimet e njëri – tjetrit. Ndaj kam një sfidë publike. Kushdo qoftë, gazetar apo politikan që ka diçka për të denoncuar është i mirëpritur në Opinion! Qoftë kushdo personi i përmendur në dokumentat që ai disponon. Nëse Rama ka dokumenta për Bashën apo Metën; nëse Meta ka dokumenta për Ramën apo Bashën; nëse Basha ka dokumenta për Ramën dhe Metën, mirëardhshin! Studion e kanë të hapur. Mund të sjellin çfarë të duan dhe nuk i censuron askush. Nuk ka asnjëherë rëndësi kush e bën denoncimin, por sa i vërtetë është ai. Në do ta ndihmojmë këtë denoncim duke hapur një rubrikë të veçantë edhe në opinion.al që nesër.

Së fundmi, një përgjigje ndaj asaj media që shkruante se gazetari Artan Hoxha nuk do shkelë më në studion e emisionit tonë nga urdhëri që kanë dhënë njerëzit e fuqishëm në këtë vend. Ai do jetë aty sa herë ne të kemi nevojë dhe sa herë ai ta pranojë ftesën tonë. Duke nisur që nga kjo dosje. Opinion nuk varet nga humori i partive dhe partitë kanë vetem një mundësi ta ndikojnë atë. Të shprehin mendimet e tyre në studio. Për këtë nuk do t’i ndalojë kush.

Ndaj i kthehem sërish sfidës së parë?! Keni dokumenta dhe denoncimi, sillini tek ne…

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
Rajoni

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

3 Qershor, 2025 6:02 pm
Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

3 Qershor, 2025 5:46 pm
Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri
Sport

Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

3 Qershor, 2025 5:36 pm
Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën
Sport

Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

3 Qershor, 2025 5:28 pm
Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan
Bota

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan

3 Qershor, 2025 4:48 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Rita Ora dedikim nënës për ditëlindje

Rita Ora dedikim nënës për ditëlindje

Cilat janë drogërat që qarkullojnë në Tiranë? Njihuni me disa prej tyre…

Cilat janë drogërat që qarkullojnë në Tiranë? Njihuni me disa prej tyre...

Ja me cilin politikan udhëtoi Noizy?!

Ja me cilin politikan udhëtoi Noizy?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
3 Qershor, 2025

Lidhur me sulmin me armë zjarri të bërë ndaj Shërbimit Informativ të Greqisë, ngjarje e ndodhur më 27 maj 2025,...

Lexo më shumë

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
3 Qershor, 2025

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se “Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e saj”...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
3 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani”...

Lexo më shumë

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
3 Qershor, 2025

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com