TIRANE- Mynyre Muça jeton me 5 jetimët në varfëri të skajshme në fshatin Kullë të Manzës. Prej 3 vitesh ajo rrit e vetme fëmijët, pasi bashkëshorti u vra nga Nazime Visha. Lajmi i lirimit të Nazimes e ka trazuar Mynyren. Ajo është shprehur gjithnjë se “Nazimja nuk ka vrarë persekutorin, por burrin me të cilin shkonte me dëshirë dhe që ishte ish-bashkëshorti i saj”.
Duke folur për TCH një ditë pas lirimit të Nazimes, të cilës iu fal dënimi nga Presidenti, Mynyrja thotë se “Nazimja i ka shkatërruar jetën dhe nëse e ndesh në rrugë mund edhe ta vrasë”.
Sipas së vejës, Fiqiriu kishte vetëm një faj se e tradhëtoi dhe gjithë pjesa tjetër e fajit ka qenë e Nazimes. Kjo grua që duket më e madhe se mosha që ka (43 vjeç) ka treguar se Fiqiriu ka qenë i vetmi që sillte të ardhura monetare në shtëpi dhe tani me mungesën e tij, rritja e fëmijëve është shumë e vështirë.