Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E urryer nga prindi tjetër”/ Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: 40-ditëshe pija lëngje gjellësh, rashë në koma 

2025/03/23 at 5:33 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“E urryer nga prindi tjetër”/ Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: 40-ditëshe pija lëngje gjellësh, rashë në koma 

Vetëm 15-vjeçe, por energjia e fuqishme e Luizianës përcillet në çdo fjalë që ajo nxjerr në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Në prezantimin e saj në hyrje të rubrikës, drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebra citoi një pjesë nga historia e Luizianës: “Ishte 23 nëntor 2009 kur erdha në jetë si një fëmijë i dashur nga mamaja dhe i urryer nga prindi tjetër”. 

Luiziana thotë se nuk i është referuar kurrë si “baba” sepse nuk e ka ndier. Ajo lindi në fshatin Pandajlemon në Finiq ku nëna ishte martuar dhe vuajtjet nisën që në ditët e para të ardhjes së Luizianës në jetë. Nëna dhunohej, fëmijës i privohej qumështi i saj dhe i jepej çfarëdo gjendej derisa Luiziana ra në gjendje kome. 

Luiziana: Unë kam lindur atje, mamaja ime keqtrajtohej, nuk e lejonin që të më afrohej mua sepse ajo shfrytëzohej sepse ata kishin bagëti dhe e dërgonin atë në mal me bagëtitë. Unë në shtëpi rrija me njerkën e babit sepse ai s’e kishte mamanë e tij dhe nëse mua mamaja më afrohej, do të dhunohej edhe më keq sepse ishte edhe dhuna në familje. Unë nuk jam ushqyer me qumështin e nënës. 

Ardit Gjebrea: Po pastaj? 

Luiziana: Pastaj unë sëmurem shumë, bie në gjendje kome. Si ta them, do të duket pak… 40-ditëshe unë pija lëng nga gjellërat që bëheshin në shtëpi. 

Ardit Gjebrea: Lëng nga gjellërat e ndryshme? 

Luiziana: Po, në biberonin tim, si lëng fasuleje për më tepër. Sëmurem, bie në koma. Erdhën edhe nëna  me dajën nga Greqia se punonin në Greqi, nga ana e mamit. Aty në spitalin e Sarandës kam ndenjur dy ditë në koma dhe një javë e pesë ditë e shtruar sepse më zgjuan doktorët me zor. Kur dal, kthehem  përsëri në fshatin e Pandalemos ku mamaja ime vendosi t’i japë fund asaj lidhejeje kur unë isha  6-muajshe. Vjen nëna me dajën nga Greqia përsëri në Greqi dhe ata vendosën që ne të ikim në Greqi se prindi tjetër nuk tregoi aspak interes që ika unë, nuk u shqetësua fare, më la të lirë. Unë kaloj ilegalisht nga mali dhe daja im rrezikon edhe lirinë e tij për këtë gjë. Atje shkoj në Kestril, më pret dajkla ime, një  grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme… 

Ardit Gjebrea: Kur thua dajkla, është nusja e dajës? 

Luiziana: Po, ne i themi dajkla, nusja e dajës ajo është shpirt i shpirtit tim. 

Ardit Gjebrea: Ti shkove në shtëpinë e tyre? 

Luiziana: Po, shkova. Në moshën 3-vjeçare më fillojnë problemet stomatologjike. Atje daja më shpinte gjithmonë poshtë, në Filat, Janinë, në spitalet më të afërta që të merrja  kurim mjekësor. Aty rrija edhe një javë shtruar në spital për shkak të problemeve stomatologjike. 

Në Greqi, Luiziana kreu edhe kopshtin. Atëherë nuk e kuptonte ende pse babai nuk ishte aty dhe i bënte përshtypje kur shihte fëmijët e tjerë. Një ditë, pyeti gjyshen që i tha: “Shpirt i nënës, ai siç kemi ikur ne, ka ikur edhe ai në vend të punojë. Do të vijë të të sjellë ty një çantë të madhe me gjëra. Çanta e as ai s’erdhën kurrë”, kujton Luiziana./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

22 Janar, 2026 2:23 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

22 Janar, 2026 2:19 pm
Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
Aktualitet

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

22 Janar, 2026 2:09 pm
“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
Kryesore

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

22 Janar, 2026 2:07 pm
Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
Kryesore

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

22 Janar, 2026 1:20 pm
“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Para
Silvinjo: Duhet të zhbllokohemi me gola, kualifikueset e Botërorit janë ndryshe 

Silvinjo: Duhet të zhbllokohemi me gola, kualifikueset e Botërorit janë ndryshe 

Aksidentoi për vdekje nipin 2-vjeçar me makinë, arrestohet gjyshi në Kamzë 

Sfida Shqipëri-Andorra në stadiumin “Arena Kombëtare”, policia me plan masash! Ja rrugët që do të bllokohen 

“Më 11 maj mundësia për të marrë pasaportën e BE”, Rama thirrje qytetarëve të votojnë PS-në: Ja pse nuk duhet ta humbim… 

“Më 11 maj mundësia për të marrë pasaportën e BE”, Rama thirrje qytetarëve të votojnë PS-në: Ja pse nuk duhet ta humbim... 

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal. Sipas publikimit në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
22 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump është shprehur se mendonte se paqja në Ukrainë ishte shumë afër. Sipas mediave të huaja, komentet Trump...

Lexo më shumë

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i...

Lexo më shumë

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me një akt të fundit opozitën në seancën e sotme, teksa përshëndeti me dy gishtat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com