Një grabitëse femër ka dhunuar brutalisht një të moshuar. 82- vjeçarja është sulmuar në pragun e derës së shtëpisë së saj. Ngjarja ka ndodhur në 27 korrik në Tulse Hill, në jug të Londrës.
Vajza e cila ka dhunuar të moshuarën i ka kërkuar para dhe më pas pasi është është refuzuara nga e moshuara Catherine Smith dhe kjo e fundit tentoi të mbyllte derën, vajza ka nisur ta godasë me sende të forta duke e lënë të shtrirë në tokë.
Smith bëri thirrje për ndihmë dhe komshinjtë nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë. Ishin ata që njoftuan policinë dhe ambulancën.
Policia ka ofruar një shpërblim prej 5,000 funtesh për çdo informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e sulmueses, pasi publikoi pamjet e Catherine Smith pas grabitjes më 27 korrik. E moshuara qëndori disa ditë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al