Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Seanca pritet të nisë në ora 21:00, sipas orws locale tw Kosovws.
Ai do të jetë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kreu i qeverisë së Kosovës do të përballet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, rreth çështjes së dinarit.
Kjo seancë është thirrur me kërkesën e Serbisë.
Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ‘rindezur’ sërish, pas vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e monedhave të tjera (përfshi dinarin serb), veç Euros.
Ky vendim është kundërshtuar nga SHBA dhe BE, të cilat pretendojnë se duhet një periudhë tranzitore për të arritur në këtë vendim.