Policia e Bergamos ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, të cilit i gjetën 75 kg drogë të mbajtur në një garazh të një pallati në Pedrengo.
20-vjeçari rezulton i paligjshëm në territorin italian dhe me precedentë penalë, pasi ai ishte arrestuar në Romë nëntorin e kaluar për posedim kokaine.
Hetimi ndaj shqiptarit buron nga një raportim i disa banorëve të zonës, të cilët dyshuan për një vajtje-ardhje makinash dhe individësh me qëndrim të paqartë.
Një nga makinat e monitoruara ka hyrë në një garazh ku efektivët që kanë ndërhyrë kanë gjetur 60 kg hashash dhe afërsisht 15 kg marijuanë që subjekti po ngarkonte në makinë.
Me këtë rast u gjet dhe sekuestrua një makineri për numërimin e parave, 4 gjurmues GPS dhe material ambalazhi.