Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E shkuara jonë nuk ka qenë në formën e koncerteve pop

2017/10/10 at 5:45 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E shkuara jonë nuk ka qenë në formën e koncerteve pop

Nga Jorida Tabaku


Më lejoni të përkulem me respekt në nder të luftës, përkushtimit e sakrificave tuaja e familjarëve tuaj. Churchill thotë “Një komb që harron të djeshmen është i destinuar të mos ketë të ardhme!”

Kohët në të cilat po jetojmë, janë të vështira dhe njëkohësisht të çuditshme. Reflektojnë ndasitë e mëdha reale që kemi si shoqëri në raport me të djeshmen dhe marrëdhënien me të. Përpiqemi të ndërtojmë urën e komunikimit me të shkuarën tonë totalitare jo në bazat e një reflektimi dhe rrallë, shumë rrallë, përçojmë te fëmijët tanë atë tragjedi që shoqëria jonë dhe mbi të gjitha një pjesë e saj ka kaluar mbi kurriz.

Duket se shoqëria ka humbur koordinatat e sakta të asaj çfarë ishim dje. Jo dhe aq për të mos pasur memorie por në fakt për të harruar të djeshmen.

“Sido që kjo të përfundojë”, kujton Primo Levi në librin e tij me ese për një nga kriminelët në kampin e Aushvicit, “ne kemi fituar luftën kundër jush dhe askush prej jush nuk do të mbetet i gjallë për të dëshmuar, por edhe nëse ndokush do të mbetet gjallë për të dëshmuar, bota nuk do t’i besojë atij. Mbase do të ketë dyshime, debate, kërkime nga historianët por nuk do të ketë siguri, sepse ne do t’i shkatërrojmë të gjitha evidencat bashkë me ju.”

Fatkeqësisht, këto fjalë janë më të afërta për tragjedinë e çdo të persekutuarit dhe çdo shqiptari sot!

Shtatëdhjetë vjet më parë, në sallën e ish Kinema “Nacional”, u stis një nga gjygjet e para farsë të regjimit komunist. Në një sallë, që sot nuk mund ta gjejmë dot në qytet sepse është zhdukur si shumë pika kyçe të Tiranës para dhe gjatë diktaturës, për t’i lënë vend një pallati të stërmadh me një projektues të së djeshmes. Atje, pra ku sot ngrihet një pallat i madh mbi njëzetë intelektualë, deputetë, sipërmarrës, pronarë dhe shqiptarë të ndershëm u dënuan me vdekje apo dhe burgim të përjetshëm. Pa prova, pa gjygj!

Sot, pak dëgjoj të flitet për deputetët e vrarë nga regjimi komunist shtatë dekada më parë, në shkollat tona pak dëgjoj të kujtohet kjo ditë dhe familjarët e martirëve të përçudnuar, torturuar dhe më pas ekzekutuar apo dhe dënuar të dalin dhe të tregojnë apo transmetojnë se si e kanë vuajtur mbi kurriz çmendurinë e një regjimi të pamëshirshëm.

Në vend të tyre, kemi helmin e vazhdueshëm të një kulture që na sjell ndërmend të djeshmen në formën e një nostalgjie pozitive, gati gati perfektë. Një marifet, që shërben më shumë për të na mbushur kujtesën kështu që e djeshmja të mos qendrojë e boshatisur. Duke shmangur kështu procesin e reflektimit tonë shoqëror karshi tragjedisë që kaluam, por edhe largon gjithnjë e më shumë peshën e madhe të gjykimit të veprimeve tona karshi të djeshmes.

Kam qenë 10 vjeçe kur dëgjova për herë të parë hallën time të pëshpëriste historinë e Shefqet Bejës në praninë time dhe të familjarëve të mi. Ende sot kujtoj fjalët e saj se si gjeti përpara pragu të shtëpisë, trupin e të ndjerit Beja, se si ushtarët e regjimit komunist dhe xhandarët e tyre e kishin larguar me vështrime nga trupi. I cili kish mbetur i varur aty në rrugicë për t’i treguar gjithkujt fundin e atyre që kishin ndarë mendjen të kundërshtonin Partinë-Shtet.

Çfarë mund të shtynte një qeveri që të përzgjedhurit e popullit, t’i çonte në skëterrën e burgut apo në botën e përtejme? Të thuash çmenduria e një grupi banditësh që donin të sundonin të vetëm deri në fundin e ditëve të tyre, mund të kesh thënë shumë pak. Ajo çfarë shtyn një regjim totalitar të kryejë akte kaq çnjerëzore lidhet me ideologjinë e cila për t’u zbatuar kishte nevojë për terrorin dhe traumën e një shoqërie, që në fund të ditës ajo të ndjehej e pafuqishme për të reaguar.

Detyrimi i jonë karshi atyre që dhanë jetën për lirinë tonë apo që jeta iu morr tinëzisht nga një regjim gjakatar është shumë herë më i madh. Sot, shumë prej jush ende nuk dinë se ku ndodhen eshtrat e familjarëve tuaj. Fatkeqësisht dhe paturpësisht sot ende nuk ka një fond të veçantë për gjetjen e trupave të atyre që nuk kanë një gur varri mbi krye.

Është më se e vërtetë që Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar krimet e regjimit komunist, kolegët kanë votuar në vitin 2006 një rezolutë të kërkuar nga BE, vitin e shkuar ne votuam një tjetër rezolutë që dënon vrasjen e eksponentëve fetarë nga regjimi diktatorial, po a mjafton kaq?

Unë mendoj që jo! Sot, ende nuk ka vend për një institucion të marrë emrin e Musine Kokalarit, Riza Danit, Selaudin Totos, Jup Kazasit, Sheh Karbunarës e sa viktimave të tjera të vrarë padrejtësisht dhe që sot nuk u gjenden eshtrat. Në fakt vendin e tyre e zënë portretet e diktatorit që tanimë nuk mbahen vetëm nga mosha e tretë e adhuruesve të tij, por nga fëmijë e të rinj.

Kjo është historia jonë e trishtë!

E shkuara jonë, nuk ka qenë nostalgjia që na prezantohet në formën e koncerteve pop, as një tentativë gjoja artistike për t’ia prezantuar të huajve të djeshmen si diçka përtypëse në formën e artit. Përkundrazi, e shkuara është më së pari mësimi për brezat tonë të ardhshëm se si e ardhmja nuk duhet ndërtuar mbi ideologji totalitare, se si pushteti nuk duhet të jetë pronë e një klike uzurpuesish. Se si mendimi dhe demokracia nuk duhet të jenë titujt e sloganeve qeveritare por thelbi i vetë jetës sonë si shoqëri. E fatkeqesiht kjo po ndodh dhe sot!

Ne ende gjendemi mes dy antagonizmave, e djeshmja vazhdon të na shtyjë përpara duke na kujtuar vuajtjen tonë ndërsa e ardhmja vazhdon të qendrojë si bllokadë duke na kërkuar të lajmë hesapet me të djeshmen që e mohojmë apo transformojmë. E gjithë kjo tingëllon si mëshirëimi i asaj çfarë Tocqueville pat thënë “derisa e djeshmja ka rreshtur të hedhë dritë mbi të ardhmen mendja e njeriut endet në errësirë” dhe në errësirën e kësaj beteje për të kuptuar realisht tragjedinë që kaluam si shoqëri endemi përditë.

Respekt dhe nderim për martirët Beja, Alizoti, Klosi, Toto, Karbunara, Saggioti, Xhitoni, Prishtina, Kokoshi, Çela, Kokalari, Deliallisi, Majuni, Karagjozi, Sazani, Shehu, Bala, Tabaku, Marku e Vlashi!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

 

Etiketa: jorida tabaku


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Lori Hoxha dhe Armina Mevlani shfaqen bashkë në një darkë private

Lori Hoxha dhe Armina Mevlani shfaqen bashkë në një darkë private

41-vjeçari merr hakun e gjyshit pas 49 vjetësh

41-vjeçari merr hakun e gjyshit pas 49 vjetësh

Komisioni Europian thirrje për dialog mes Spanjës e Katalonjës

Komisioni Europian thirrje për dialog mes Spanjës e Katalonjës
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com