Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E RRALLE/ Filmon në dush oficeren e policisë

2015/12/30 at 9:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Durrës/ I riu plagos me thikë policin e antidrogës, ndërhyri për të ndalur sherrin

TIRANË- Një i ri nga Elbasani ka filmuar në dush oficeren e policisë dhe më pas i ka vënë gjobë 500 euro për të mos i nxjerr pamjet nudo. Ngjarja e paprecedent do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe i akuzuar është Marjo Bici 23 vjeç.


Pas afro gjashtë muajve hetime, Bici është vënë nën akuzën e “shtrëngimin me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Prokuroria ka prova të forta fajësie, ndërsa vetë i pandehurit e ka pranuar akuzën në dush policen, i vë gjobë 500 euro: “Lëri lekët te koshi i plehrave, ndryshe ti publikova!”, shkruante ai në sms kërcënuese për oficeren e policisë.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht në qytetin e Elbasanit. Oficerja e policisë me iniciale R.L.  po bënte dush në shtëpinë e saj njëkatëshe. Ajo ka dëgjuar zhurmë në dritaren e tualetit teksa lahej. Ajo e ka pikasur djalin që e filmonte por rrethanat kanë qenë të pafavorshme për të. Dy ditë më pas në derën e shtëpisë ka gjetur letër anonime, e cila ishte një gjobvënie. I kërkoheshin 500 euro në këmbim të pamjeve, në të kundërt do të publikoheshin në rrjetet sociale.

Pas nisjes së hetimit, oficerja e policisë R.L., në këtë rast edhe e dëmtuar, u autorizua për të kryer veprime simuluese “dorëzim i kontrolluar i një zarfi” në vendin e paracaktuar nga letërshkruesi. Në çdo lëvizje ajo u mbikëqyr nga forcat e policisë. Mbi bazën e autorizimit, oficerët e policisë gjyqësore printuan nga interneti një 100 euro me numër serial (pesë të tilla) dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja dhe para orës 22 të datës 26.08.2015, ajo me automjet shkoi tek koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi dhe hodhi aty zarfin. Sapo ajo u largua, një person u afrua te koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap.

Ai u identifikua si shtetasi Marjo Bici, i datëlindjes 1993, banues në Elbasan. Me vete, krahas zarfit “me para”, atij iu gjet dhe një aparat telefoni celular ‘NOKIA E51’, me numër serie përkatës, me kartë me numër Vodafon dhe një kartë memorie, të cilat u këqyrën dhe u dokumentuan fotot e zhveshura të oficeres. I dyshuari u vu në pranga.

Dëshmia

Marjo Bici pranoi autorësinë e krimit dhe ndër të tjera deklaroi se në datë 24.08.2015, në ecje e sipër kishte parë një dritare të hapur të një shtëpie private dhe një femër të zhveshur. Ishte afruar dhe me telefon e kishte filmuar atë. Ajo e kishte parë dhe i kishte thënë “çfarë bënte”. Ai ishte larguar. Kur kishte shkuar në shtëpi të tij, kishte vendosur të shkruante një letër ku t’i kërkonte asaj 500 euro, në këmbim të mosbërjes publike të pamjeve të saj zhveshur. Pas kësaj kishte bërë një kopje pamjeve filmike, duke i hedhur në një kartë memorie. Në orët e para të datës 26.08.2015, letrën bashkë me kartën e memories kishte shkuar dhe ia kishte hedhur te dera e oborrit.

Pas kësaj, ai kishte pritur nëse ajo vërtet do t’ia dërgonte paratë në vendin që i kishte caktuar. Në darkë të datës 26.08.2015, rreth orës 19, ai kishte dalë tek vendi i caktuar për të marrë paratë. Pasi e pa atë që zbriti nga një makinë dhe hodhi në kosh të plehrave një zarf, dhe u largua, ai u afrua te koshi dhe mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. /GSH/

 



Ju sugjerojmë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Aktualitet

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

23 Qershor, 2025 8:42 am
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
Bota

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

23 Qershor, 2025 8:41 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

23 Qershor, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:15 am
Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Video/Batoni nuk i reziston rrokut të Gjurmëve

Video/Batoni nuk i reziston rrokut të Gjurmëve

Femrat leshtore më të mirat në shtrat

Studenti shqiptar detyron italiane të bëjë seks treshe, ja çfarë ndodh

Opozita: Presidenti në KLD, ministri jashtë

Reforma e drejtësisë, Alibeaj: Mazhoranca na preu në besë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
23 Qershor, 2025

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t'u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve...

Lexo më shumë

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
23 Qershor, 2025

Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
23 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet të hënën se mund ta mirëpresë rrëzimin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Qershor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com