Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E rrahu polici në lokal, por u dënua viktima! Qytetari bën 8 muaj burg kot

2024/01/03 at 9:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E rrahu polici në lokal, por u dënua viktima! Qytetari bën 8 muaj burg kot

Skënder Arapi në vitin 2014 tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ishte duke pirë diçka me një shokun e tij në një lokal në Kombinat, kur u dhunua nga një polic civil. Si për çudi, Skënderi u akuzua sikur ishte ai që e dhunoi policin dhe u arrestua.


Skënder Arapi: Në 2014-ën bashkë me një shokun tim u futëm në klub duke pirë një shishe birrë. Pasi ishim kthyer dhe nga puna…Më pas na vjen një punonjës policie i dehur dhe i drejtohet pronarit të lokalit dhe i thotë “nxirri jashtë ato”.

Gazetari i “Stop”: Po pse kishit ndonjë konflikt? E njihnit këtë efektiv policie i cili thoni ka qenë i dehur në ato momente?

Skënder Arapi: Dhe i thotë pronari i lokalit “pse t’i nxjerr jashtë”, se “dua unë” i thotë. Atëherë u detyrua ai, erdhi në tavolinë dhe tha “dilni jashtë”. Kush je ti i thashë unë, “kush jam unë”, më ra me kokë, më gjakosi. Pasi më pa të gjakosur, ky iku me vrap. I gjakosur siç isha, më tha ky shoku lahu, pse të lahem i thashë unë. Ore kjo është provë i thashë unë. Erdhën ca policë të tjerë, civilë edhe ata me një makinë private, ku je gjakos më thanë mua. Hajde thanë në polici, kush të ka ra, një burrë i thashë unë në lokal. Na bien një shef a ku di unë ça ishte, më tha “keni rraf punonjësin e policisë”. O zotëri i thashë unë…

Gazetari i “Stop”: Pse u dëmtua dhe polici që të ra ty në kokë?

Skënder Arapi: Nuk e di…Ai ka ik pas goditjes, s’dimë gjë. I thashë polici na goditi ne. Qëndrova një natë atje, deri në arrest.

Gazetari i “Stop”: Ju keni bërë burg për këtë ngjarje, keni qenë le të themi për qejfin tuaj në një lokal pas punës, vjen dikush që ju godet, del që është polic dhe ju bëni burg. Pse?

Skënder Arapi: Sepse policia do të mbrojë punonjësin e tij, pa asnjë provë e fakt dhe na bëhet arrestimi.

Ndëshkimi i Skënderit u shoqërua me probleme dhe shkelje proceduriale, pasi nuk kishte asnjë provë për dhunën e tij, por provohej e kundërta. Tre shkallët e gjyqësorit i dhanë të drejtë Skënder Arapit, i cili hapi një proces për dëmshpërblimin e ditëve të burgut, në total 8 muaj izolim të padrejtë.

Skënderit iu deshën 9 vjet, që t’i njihet dëshmpërblimi nga Apeli Administrativ, institucion që dhe ia përgjysmoi shumën.

Skënder Arapi: Ne në polici s’kemi bërë asnjë lloj deklarimi.

-Nuk keni firmosur në asnjë dokument?

Skënder Arapi: S’kemi firmosur sepse s’kishte prova. Po të kishte prova, nuk të le Shefi i Krimeve. Ne nuk na ka ardhur asnjë oficer policie të na bëjë pyetje.

-Po si ju kanë dënuar, mbi bazën e çfarë provash?

Skënder Arapi: Gjatë gjithë seancave një zonjë gjyqtare shumë  e lartë, nuk mori për bazë që të na dënonte ne sepse s’kishte prova. Ajo bëri pushimin e çështjes. U bë ankimimi për në Apel. Gjyqtarja e Apelit çfarë kërkon më tha, i thashë kërkoj vendimin e Shkallës së Parë. Atëherë çohet prokurori i çështjes për ta zvarritur këtë gjë, bën ankimim në Gjykatë të Lartë. Sepse ishte i fajshëm. Gjykata e Lartë me 5 gjyqtarë na dha të drejtën tonë.

Në këtë moment Skënderi iu drejtua Përmbarimit Shtetëror për të marrë lekët e burgut, ekzekutim që e mori përsipër drejtori i Tiranës Pjetër Caka. Por ky i fundit, nga marsi 2023 nuk ka bërë detyrën e tij.

Përmbaruesi Pjetër Caka– Si je? Më thuaj…!

Skënder Arapi– Tani iu bë shumë kohë. Të paktën më thuaj, ku ka ngelur ky proces?

Përmbaruesi Pjetër Caka– Nesër, domethënë hajde nesër në mëngjes dhe ikim bashkë..! Në mëngjes tek Ministria e Financave.

Skënder Arapi– Po çfarë lidhje kam unë tek Ministria e Financave?!

Përmbaruesi Pjetër Caka– Nuk e di…Ikim nesër tek Ministria e Financave, që ta marrësh përgjigjen e saktë!

Skënder Arapi– Po ne e lamë edhe atë ditë dhe nuk erdhe ti…?

Përmbaruesi Pjetër Caka- Ja sa…jam këtu tek puna, sa të mbaroj disa korrespodenca dhe të marr unë pa merak…! (Gënjen).

Përmbaruesi Pjetër Caka- Hajde nesër në mëngjes dhe ikim bashkë, ose më prit nga ora 14:00…!

Skënderi pret në orën 14:00 përmbaruesin.

Përmbaruesi Pjetër Caka: Rrugës jam, për 10 minuta jam aty. O Skënder! Me thënë të drejtën, ashtu më doli një punë. Jam gjykatë dhe prokurori…, po ashtu nesër në mëngjes…!

Përmbaruesi prapë e gënjen Skënderin…/tvklan.al



Ju sugjerojmë

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
Para
Mashtrimi i përmbaruesit: Qytetari merr pas 9 vitesh dëmshpërblimin për burgun që e bëri padrejtësisht

Mashtrimi i përmbaruesit: Qytetari merr pas 9 vitesh dëmshpërblimin për burgun që e bëri padrejtësisht

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e enjte 4 janar 2024  

Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje

Priten reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot në vend 
















TE FUNDIT

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
9 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë pasionante. Jeta sentimentale do të jetë e mbrojtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com