Një 26-vjeçare është hedhur, mbrëmjen e sotme, nga kati i pestë i pallatit ku ajo banon.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë.
Sipas deklarimeve të familjarëve e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi I policisë:
“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.